Gashi si norvegjez: Në Tiranë vijmë për të marrë tripikë
Një shqiptar duhet të marrë përdore Norvegjinë ndaj Shqipërisë. Të gjithë sytë e skandinavëve, në prag të ndeshjes së 7 qershorit, në Tiranë, janë drejtuar nga mesfushori me origjinë nga Gjakova, Ardian Gashi, që kohët e fundit është kthyer i rëndësishëm për përfaqësuesen e Egil Olsen. Ndaj futbollisti 32 vjeçar kërkon tia shpërblejë besimin trajnerit, duke deklaruar se do të japë maksimumin në ndeshjen e Qemal Stafës:
Po stërvitemi fortë për sfidën ndaj Shqipërisë. Jam në një formë të mirë, siç kam treguar, edhe në dy ndeshjet e fundit me Helsinborgun në kampionat kam mundur të shënojë dhe dy gola, gjë që nuk para ndodh shpesh. Takimi i Tiranës ka shumë presion, por ne jemi të përqendruar maksimalisht dhe kemi një objektiv të qartë në mendje, që janë tre pikët.
Për Gashin, e rëndësishme për takimin e së premtes, do të jetë që Norvegjia të mbajë gjallë shpresën për një vend në botërorin Brazil 2014: Shqipëria është një skuadër që ka ardhur në rritje dhe këtë e tregoi në sfidën që luajtën në Norvegji.
Megjithatë, në Tiranë, ne do të bëjmë maksimumin për të fituar dhe do të përpiqemi të jemi sa më shumë këmbëngulës. Unë jam gati të luaj kudo që dëshiron trajneri, qoftë si mesfushor i tërhequr, apo qoftë dhe si mesfushor i avancuar. E rëndësishme, në këto momente, është ecuria e skuadrës.