E Diel, 1 Nëntor 2026

Djema luani dhe fitoni për ne, jo për politikanët

gent alinaniNga Gentian Alinani

Çkemi djema? Unë që po ju shkruaj po marr përsipër të përfaqësojë të gjithë të tjerët, edhe pse nuk jam askush për ta bërë këtë Shpresoj që të mos jeni lodhur shumë sot nga stërvitja, edhe pse duhet të punoni shumë, pasi ndeshja që ju pret është shumë e vështirë. Unë u vërdallosa nëpër Tiranë sot për të gjetur ndonjë biletë, por nuk ia dola.

Do të shoh edhe një herë neser, por thonë që është shumë vështirë. Dua të jem pjesë e asaj ndeshjeje, sepse e ndiej që do të jetë historike. Tirana ka filluar të mbajë erë futboll këto ditë dhe kudo flitet vetëm për ju Ej, e dini ku është më e keqja, të gjithë besojnë se do të fitojnë dhe nuk duan të zgjohen nga kjo ëndërr që po jetojnë.

Kjo ëndërr është në duar e tua Etrit, në eksperiencën tënde Armend, në besimin tënd Debatik, në forcën tënde Mërgim, në goditjen tënde Ansi, në fuqinë tënde Ervin, në vendosmërinë tënde Migjen, në klasin tënd Ergys, në dëshirën tënde Erjon, në instiktin tënd Hamdi. Të më falni ju të tjerët që nuk iu përmenda, por ju vlerësoj të gjithëve. Ju lutem mos na zhgënjeni. Ju lutem, kuptoni që humbja është fundi i një ëndrre që kemi nisur me plot pasion dhe duam ta realizojmë, ta çojmë deri në fund.

Luftoni me shpirt për fanellën, që mbani mbi shpatulla, ndoshta nuk ka lënë shumë gjurmë në arenën botërore si shumë të tjera, por për ne është më e shtrenjta. Edhe ne ju kuptojmë që nuk jeni as Mesi, as Ronaldo, por duhet të na kuptoni edhe ju ne Jemi duke shkuar drejt burimit, por është shumë e dhimbshme të mos pish ujë Nuk duhet të bëni as më shumë, as më pak, por thjesht atë që bëtë në Oslo.

Nuk ka rëndësi kush shënon, kush luan rëndësi ka të fitojmë, ndoshta edhe me autogol Na kuptoni që këto ditë. për ne, janë vërtet historike dhe duam ti jetojmë si të tilla Djema, mos i dëgjoni aspak fjalët e politikanëve në këto ditë, ata kujtohen vetëm një herë në katër vjet dhe kjo ndeshje është pikërisht në një kohë të nxehtë për ta, por për ne të tjerët është shumë ftohtë.

Ata duhet të kishin bërë stadiumin që të tejmbushej të premten dhe jo të mbaronin biletat për një ditë ata duhet të ndryshonin tapetin, që të mos rrimë me frikë, nëse do të bjerë shi Djema, mos i besoni ata! Na besoni thjesht ne, njerëzve të përulur që askush nuk na ka falur asgjë, ashtu si edhe juve. Paratë që ata do të ofrojnë nuk vlejnë sa emri juaj Ju nuk duhet të nxiteni nga premtimet e politikës, por nga lutjet tona !

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›