E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familjaret: "Vdekja e berberit aksidentale"

Ne familjen e Gezim Shullanit, ne lagjen numer 3, te qytetit te Durresit, ka rene zija. Nga kati i katert i nje pallati perballe selise se Partise Demokratike ne qytetin bregdetar degjohet kuja e grave. Mengjesin e djeshem, trupi i 51-vjecarit eshte sjelle prane familjes. "Vdekja eshte aksidentale. Jam i bindur se nuk kemi te bejme me vrasje, thote Leonard Mehmeti, dhenderi i shtepise. Shkova vete ne Tirane dhe e pashe. Kishte gjak ne pjesen e perparme te fytyres, ne hunde dhe ne vetull, te shkaktuar nga perplasja me borduren, teksa ka rene permbys. Por, asgje nuk le te kuptosh se vjehrri im eshte vrare". Edhe nipi i te ndjerit, Ilir Shullani, tregon se xhaxhai i tij, kur eshte gjetur ne nje rrugice te kryeqytetit, shtrengonte ne duar disa facoleta. "Me siguri ka ndjere ndonje shqetesim dhe eshte terhequr ne nje qoshe. Atje ka rene dhe nuk eshte ngritur me", thote ai. Te dy te afermit e viktimes tregojne se policia e kryeqytetit nuk u ka thene se behej fjale per vrasje. "Ne dime se ka vdekur aksidentalisht. Nese e kane vrare, le ta thone dhe shteti te gjeje se kush ka vene dore mbi nje njeri qe shikonte vetem punen e tij", thone ata. Nuk ka pasur probleme me asnjeri, ndersa punonte si berber ne nje dyqan te vogel prane Mauzoleumit te Deshmoreve". Nderkohe burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Tiranes bejne te ditur se Gezim Shullani ka pasur demtime ne pjese te kokes, qe i kane shkaktuar vdekjen. Burimet shtojne se ekspertet nuk kane arritur ende te zbardhin nese demtimet jane shkaktuar aksidentalisht, nga renia mbi trotuar, apo jane shkaktuar nga goditjet e qellimshme me mjete te forta. Policia e kryeqytetit tha se ka shoqeruar dje nje endacak, por ai eshte lene i lire pas disa oresh.
Keti Jaupaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›