Mjerimi, vetevaret 29-vjecari
Nje 29-vjecar nga fshati Rremenj i rrethit te Pogradecit, i ka dhene fund jetes se tij me vetevarje. Ardian Dumbo eshte gjetur pa jete ne banesen e tij, mesditen e djeshme. Policia tha se eshte sinjalizuar per kete rast vetevarjeje rreth ores 11:40 minuta. Sipas te dhenave paraprake nga grupi hetimor, 29-vjecari i ka dhene fund jetes duke u varur me nje litar, te cilin e kishte lidhur ne tavanin e katit te dyte te baneses se tij. Nga keqyrja e kufomes ka rezultuar se viktima kishte nje brazde stangulacioni ne qafe, te shkaktuar nga litari me te cilin ishte vetevarur. Ne trupin e viktimes nuk jane verejtur demtime apo shenja dhune. Policia tha se Adrian Dumbo vuante nga depresioni, i shkaktuar nga problemet ekonomike, qe familja e tij kalonte prej vitesh.
G. Ashimi