E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet duke transportuar klandestinë, pranga 21-vjeçarit

Gjirokastër- Ndalohet në flagrancë, në tentativë për të kaluar në tokën greke 3 klandestinë. Lajmi bëhet i ditur nga policia e Gjirokastrës, e cila njofton se ka vënë në pranga një 21-vjeçar, në akuzën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

“Specialistët e Seksionit të Luftës Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Gjirokastër arrestuan shtetasin Besmir Kamaj, i datëlindjes 1987, lindur dhe banues në Ballsh të Mallakstrës- thanë burimet policore.

I ndaluari, është kapur në flagrancë nga shërbimet e Postës së Policisë Dropull, në aksin rrugor Gjirokastër-Jorgucat duke ndihmuar 3 shtetas nga rrethi i Fierit, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, kundrejt fitimit prej 700 euro për person.

Këta shtetas janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë Gjirokastër dhe pas një pune hetimore ështëdokumentimi i plotë i kësaj ngjarjeje dhe vënia e autorit para përgjegjësisë penale.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan prokurorisë së rrethit,për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›