Bushtrica, sërish bojkot shkollës 9-vjeçare
Teksa hyjmë në javën e tretë të vitit të ri shkollor, rreth 300 nxënës të shkollës 9-vjeçare të Bushtricës ende nuk kanë zhvilluar asnjë orë mësimi. Kjo është forma e protestës që ka zgjedhur komuniteti i zonës, kryesisht Komunës Bushtricë, në kërkim të hapjes së një shkolle të mesme. Burime të pushtetit lokal na thonë se për shkollën e mesme është marrë aprovimi nga Ministria e Arsimit, por drejtuesit lokalë të arsimit e kanë konsideruar si të parakohshme, për shkak se mungon stafi pedagogjik. Nga komuna në fjalë dhe komunat e tjera duket se janë bërë "lidhje të shkurtra" direkt me Ministrinë e Arsimit, e cila siç duket pas lëshimit të asaj shkrese që sanksionon mundësinë e hapjes së shkollës, nuk është marrë më me të. Mirëpo, qindra familje janë ushqyer me idenë se shkolla tashmë u miratua, dhe fillimisht ata e kanë festuar këtë ngjarje, por në ditën e fillimit të vitit të ri shkollor kur kanë parë se kjo gjë nuk ishte një punë e mbarur, kanë vendosur të tërheqin vëmendjen e qeverisë duke mos i dërguar fëmijët në shkollën 9-vjeçare. Madje, duke qëndruar vetë prindërit gjatë gjithë ditës në oborrin e shkollës. "Ose të hapet shkolla e mesme, siç e kemi pasur, ose asnjë klasë në mësim". Ky është pak a shumë qëndrimi përbashkët i qindra familjeve të Bushtricës, por edhe disa fshatrave të tjerë që ndodhen afër. Në oborrin e shkollës siç nuk është e natyrshme, nuk gjejmë fëmijë, por burra. Ata thjesht rrinë në shkallë apo në muret e lulishtes dhe siç thonë, presin që dikush t‘i vizitojë e të bisedojë me ta. Osman Palushi, kryetar i bordit të prindërve të shkollës 9-vjeçare, rikujton periudhën e viteve ‘90, kur për shkaqe që lidhen me mungesën e shtetit shkolla e fshatit u mbyll. "Në atë kohë edhe interesi ka qenë më i dobët, ndërsa sot edhe prindërit edhe nxënësit duan shkollën e mesme", tha ai duke shtuar se edhe numri i nxënësve ishte rritur, vetëm shkolla e Bushtricës kishte pasur dy paralele në klasën e 9-të, me rreth 50 nxënës pa llogaritur këtu disa prej fshatrave të afërt që kishin gjithashtu një numër nxënësish që kishin mbaruar të nëntën. "Nuk kemi mundësi ekonomike të udhëtoj në Kukës apo diku tjetër, nëse nuk hapet kjo shkollë për ne nuk ka më dritë, ne mbyllemi brenda siç ka ndodhur me vajzat e tjera më parë", thotë Zilia, e cila sapo ka mbaruar klasën e nëntë.
Në mesin e prindërve protestues gjejmë edhe disa banorë nga fshati Vasije i rrethit të Peshkopisë, fshat që është ngjitur me Bushtricën dhe që ndan dy rrethet Kukës dhe Dibër. Vetëm një km larg. "Zonat tona ndodhen shumë larg qendrave urbane dhe ne izolohemi shumë muaj gjatë dimrit, nëse nuk hapet kjo shkollë fëmijët tanë do mbeten pa shkollë", thotë njëri prej tyre. Mësimdhënësit
Argumenti që del nga DAR e Kukësit është se nuk ka kuadër me arsim profesional, të paktën ende nuk është gjetur. Ndërkohë që një numër mësuesish janë shprehur të gatshëm të kontribuojnë, për të dhënë mësim në shkollën e mesme. I tillë është mësuesi i historisë, Veli Gjici, nga Bushtrica, i cili ka dhënë mësim edhe më parë, kur aty kishte shkollë të mesme. "Unë duke qenë se jetoj këtu dhe jam në pension jam gati të jap mësim pa shpërblim, nëse hapet shkolla dhe nëse më kërkohet", thotë ai duke vlerësuar faktin që shkolla e mesme është një ogur i mirë për krejt zonën. Mes komunës dhe DAR në Kukës ka një "ftohje" të komunikimit. Njerëzit mendojnë se nëse do të kishte bashkëpunim, gjërat do të ishin zgjidhur. "E di që ka probleme fillimi rishtas i një shkolle, por ne morëm përsipër të bëjmë mjediset e shkollës dhe i bëmë, marrim përsipër edhe transportin e mësuesve dhe nxënësve", thotë kryetari i komunës, Kujtim Gjoka.