E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplaset me motor, vdes një 29-vjeçar

Një 29-vjeçar ka humbur jetën në një aksident rrugor, në afërsi të fshatit Romanat të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:20 të ditës së shtunë dhe viktima, sipas burimeve policore, është Ismet Kume, 29 vjeç nga Gramshi. Ai ka qenë duke udhëtuar me një motor të tipit "Kavasaki", kur ka humbur drejtimin e mjetit, ndërsa është futur në kthesë dhe është përplasur me parmakët ndanë rrugës. Motori ka shpërthyer në flakë dhe burimet nga policia rrugore bëjnë të ditur se shkak i aksidentit mund të jetë humbja e kontrollit si rezultat i shpejtësisë së madhe gjatë lëvizjes në kthesë, ose nga një defekt në motor. Ndërkaq, një ditë më parë, ka ndodhur një tjetër aksident në të njëjtin aks rrugor. 40-vjeçari Ismet Bengu, me banim në Tiranë ka humbur kontrollin e mjetit në afërsi të Kodër Arapaj dhe është përplasur me një gur. Si rezultat është dëmtuar pasagjeri i tij 42-vjeçar, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq, ndaj Bengut kanë nisur hetimet për shkelje të rregullave të qarkullimit, në gjendje të lirë.

Va.Qy.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›