Universitetet, afatet dhe dokumentacioni për regjistrim
Nga sot, të gjithë universitetet në të gjithë vendin do të presin për regjistrimet të gjithë fituesit e fazës së dytë të regjistrimit. Sipas Ministrisë së Arsimit, në këtë fazë do të regjistrohen të gjithë ata që janë fitues për herë të parë, ndërkohë që do të kenë mundësi të kryejnë regjistrim për herë të dytë, fituesit që u ka dalë e drejta e studimit në fakultete të tjera, si pasojë e vendeve të mbetura bosh në fazën e parë të regjistrimit. Sipas një udhëzimi të Ministrisë së Arsimit, të gjitha universitetet, duke filluar nga dje, duhet të kenë të afishuara listat e kandidatëve fitues në vende të dukshme, në mjediset e fakulteteve përkatëse. Pas përfundimit të regjistrimeve paraprake, MASH-i kujton se kandidatët që janë shpallur fitues në listat përfundimtare, në një program tjetër studimi, të një preference të tyre më të lartë, do të çregjistrohen nga programi i studimit ku janë regjistruar paraprakisht dhe të regjistrohen në programin e studimit ku janë shpallur përfundimisht fitues. Kandidatëve që çregjistrohen do t‘u kthehet dosja individuale, me dokumentet e tyre.
Kandidatët të cilët edhe në listat përfundimtare rezultojnë fitues në të njëjtin program studimi, nuk kanë nevojë të riregjistrohen. Në këtë fazë, për shkak të vendeve të mbetura bosh, do të ketë edhe kandidatë që shpallen për herë të parë fitues. MASH njofton të gjithë këta kandidatë, se në datat 26, 27, 28, 29, 30 shtator dhe 1, 2, 3 tetor 2009, prej orës 08.00 deri në orën 18.00, sekretaritë mësimore të fakulteteve duhet të kryejnë çregjistrimet e kandidatëve që janë shpallur fitues në një program studimi tjetër, të një preference më të lartë të tyre dhe të regjistrojnë kandidatët e rinj fitues, sipas listave përfundimtare të fituesve, të shpallura nga APRIAL-i.
Ndërsa institucionet e Arsimit të Lartë duhet të dorëzojnë pranë APRIAL-it, listat e kandidatëve të regjistruar në datën 5 tetor 2009.
Dokumentet e nevojshme për regjistrim janë: dëftesa origjinale e pjekurisë, në mungesë të saj një listë notash me fotografi e nënshkruar nga drejtori i shkollës dhe drejtori i drejtorisë rajonale përkatëse; dokument identifikimi, letërnjoftim, kartë identiteti ose pasaportë dhe fotokopja e tij është një tjetër dokument i kërkuar nga ana e sekretarive për të kryer regjistrimin. Në dosje mbahet vetëm fotokopja e dokumentit të identifikimit, dy fotografi, si edhe mandatarkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1500 lekësh. Numri i llogarisë ku do të derdhet tarifa duhet të kërkohet në fakultetin përkatës.
L. Mixha