Viti arsimor nis me braktisje të shkollës
Arsimi i detyrueshëm vijon të braktiset. Nga viti në vit, braktisja e shkollës po shton numrin e nxënësve të rrezikuar nga analfabetizmi. Edhe ky fillimviti i ri arsimor ka regjistruar për rrethin e Fierit një braktisje të frikshme të shkollës.
Drejtuesit e arsimit shprehen se janë fëmijët e familjeve në nevojë dhe të komunitetit rom, ata që shënojnë edhe për këtë vit braktisje të arsimit të detyruar. Nëse u referohemi statistikave, janë 75 vogëlushë që kanë braktisur shkollën për vitin arsimor 2009-2010. Pjesa dërrmuese kanë qenë në arsimin fillor. Të dhënat zyrtare të Drejtorisë së Arsimit shprehin se gjysma e fëmijëve që kanë braktisur shkollën i përkasin komunitetit rom dhe pjesa tjetër familjeve të varfra që jetojnë kryesisht në fshatra të thellë.
Ma. Tr.