Lirimi i trafikantit, prokuroria: Dosjen e dërguam në policinë italiane
Prokuroria e Krimeve të Rënda është shtangur nga informacioni se një narkotrafikant, i hetuar dhe gjykuar nga drejtësia, është liruar nga Policia e Vlorës për mungesë informacioni. Megjithëse disponojnë të gjitha provat që fajësojnë Alfred Beqirin, policia ka mbyllur një sy dhe e ka liruar. Hetuesit e çështjes që kanë verifikuar të gjitha faktet për Beqirin, deklarojnë se kanë marrë informacionin se i kërkuari është ndaluar nga policia italiane. "Kemi marrë informacionin se policia italiane ka ndaluar Alfred Beqirin, i hetuar për trafik narkotikësh. Menjëherë kemi marrë kontakte me autoritetet italiane për rastin në fjalë. Italianët na kanë kërkuar dosjen ndaj Beqirit, pasi ky i fundit kishte apeluar vendimin për ekstradimin e tij në Shqipëri", thanë burimet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Më pas shtojnë se kanë përpiluar një raport me prova dhe fakte ndaj Beqirit dhe i kanë depozituar në Prokurorinë e Përgjithshme. Kjo e fundit i ka përcjellë në Ministrinë e Drejtësisë, të cilat besohet se kanë përfunduar në duart e autoriteteve italiane. Gjithsesi, burimet nga Krimet e Rënda deklarojnë se nuk kanë kurrfarë dijenie nëse personi në fjalë është deportuar dhe më pas liruar për mungesë provash. "Ndaj personit në fjalë kemi të gjitha faktet që e implikojnë në një trafik droge. Dosja është e kopsitur dhe një pjesë është dërguar në gjykatë. Një nëndosje për gjetjen e personave të tjerë është ende nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda", thanë burimet.
Dy ditë më parë, gazeta "Shqip" publikoi një informacion, se një i kërkuar për trafik droge, i cili kishte shkuar me këmbët e tij në polici, ishte lënë i lirë për mungesë provash. Alfred Beqiri ishte sjellë nga Italia, pasi ishte deportuar për mungesë dokumentesh, por në Shqipëri rezultonte person në kërkim nga Prokuroria për Krimet e Rënda. Policia e Vlorës ka pyetur për këtë person në qendër, te Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, por është deklaruar se ai nuk ishte në kërkim. Vetëm disa orë pas lirimit të tij ka mbërritur shkresa, ku është deklaruar se ai dyshohet se është kreu i një grupi kriminal, i goditur që në vitin 2006, të cilëve u është dokumentuar deri tani trafikimi i të paktën një ton droge. Alarmi për lirimin e pakujdesshëm ka mbërritur deri në Ministrinë e Brendshme, ndërkohë që ka nisur kërkimi për gjetjen dhe arrestimin e tij. Ndërkaq, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe një grup i policisë kanë nisur hetimet për këtë çështje të rëndë.
Tri ditë më parë, pikërisht në orën 08.00 të mëngjesit, është deportuar nga Italia Alfred Alush Beqiri, 30 vjeç, lindur e banues në Domje të Tiranës. Kthimi i tij në Shqipëri është bërë për arsye se ka rezultuar pa qëndrim të rregullt në shtetin fqinj dhe është hipur në një traget, që destinacionin e kishte në Portin e Vlorës. Kur ka mbërritur aty, efektivët e policisë rajonale të kufirit e kanë shoqëruar atë në komisariat, ku janë kryer procedurat e zakonshme. Gjithashtu, emri i tij ka rezultuar i dyshimtë dhe që ishte person në kërkim nga Tirana. Sipas policisë, ai ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet si organizator i grupit të trafikut të drogës që u godit gjatë operacionit "Karaburun 2006", i realizuar pikërisht më 4 tetor të vitit 2006. Në këtë grup u arrestuan 16 persona, mes të cilëve edhe një korrier italian, që u kap në Portin e Durrësit, duke tentuar trafikimin e një sasie heroine. Në kuadër të këtij procedimi penal, për një periudhë kohe prej 3 muajsh, si rezultat i ndjekjes në dinamikë të veprimtarisë kriminale të personave të implikuar, është bërë e mundur që në gjashtë raste të mundësohet sekuestrimi i një sasie të konsiderueshme lënde narkotike marijuanë dhe heroinë, që arrin në masën 1 ton dhe të arrestohen bashkëpunëtorët në këtë aktivitet kriminal.