E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Business Week”: “COSMOTE, ndër 100 kompanitë më të mira teknologjike në botë”



“COSMOTE” renditet ndër kompanitë më të mira teknologjike në botë për vitin 2008. Revista prestigjioze “Business Week” ka publikuar listën “Info Tech 100” me kompanitë më të suksesshme të teknologjisë së informacionit. “COSMOTE” është renditur në vendin e 28-të përsa i përket teknologjisë, ndërsa ka zënë vendin 7-të për kthimin nga investimet. Kjo kompani, pjesë e së cilës është edhe “AMC”-ja, është në këtë listë prej tre vitesh. “Info Tech 100” përfshin kompanitë më të rëndësishme të IT-së, nisur nga kritere të tilla si kthimi nga investimet, ndarjes së dividentit tek aksionarët, rritjes së të ardhurave dhe të ardhurat në total. Sipas “Business Week”, në listën e 100 më të mirave të IT-së për vitin 2008, vlen të theksohet mbizotërimi i kompanive të telekomunikacionit, veçanërisht i operatorëve celularë që kryejnë aktivitetin në ekonomitë e reja.

28 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›