E Diel, 1 Nëntor 2026

Projekti: Sauku lidhet me Tiranën me një rrugë të re



Punimet për rehabilitimin e rrugës nacionale Sauk janë mbyllur dje pas një investimi të financuar nga buxheti i shtetit, me vlerë 166 milionë lekë. Ky segment rrugor, me gjatësi rreth 1.4 km, gjerësi 10 metra dhe me dy korsi kalimi, do të lehtësojë ndjeshëm trafikun dhe qarkullimin e automjeteve në drejtim të kryeqytetit. Për rehabilitimin e rrugës, e cila është edhe një prej akseve kryesore hyrëse për në Tiranë, janë kryer punime si: gërmim, asfaltim, ndërtim trotuaresh në të dy anët e rrugës me nga 2 m gjerësi secili, punime për rrugët dytësore kryqëzuese dhe sheshe stacioni urban, punime ujësjellësi, kanalizime të ujërave të zeza dhe të bardha, ndriçim, pajisje me sinjalistikë, ndërtim pusetash etj. Punimet janë kryer nga kompania “Arifaj & Denis 05” ndërsa projekti për rehabilitimin e këtij segmenti është hartuar nga shoqëria konsulente “SPIT”, e cila ka mbikëqyrur gjithashtu edhe supervizimin e punimeve.

28 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›