“Eagle Mobile” me shërbime të plota në tregun shqiptar të telekomunikacionit
“Eagle Mobile” e ka mbajtur fjalën e dhënë më 13 mars 2008, duke nisur shërbimet më të reja në rang kombëtar në fillim të stinës së verës. Pas një pune kolosale për mbulimin e Shqipërisë me sinjal brenda pak muajsh në një kohë rekord, “Eagle Mobile”, kompania më e re e telefonisë celulare në vend, promovoi së fundi programin e tarifave ProRing Corporate. Ky program sjell risi në tregun shqiptar të telekomunikacionit. Krahas tarifave shumë të favorshme të komunikimit në krahasim me të tjerët, ai ekskluzivisht i ofron kategorisë “Biznes” mundësinë jo vetëm për të komunikuar falas brenda këtyre kompanive, por ç’është më e rëndësishmja, u jep mundësinë e komunikimit falas edhe me bashkëpunëtorët e tyre të biznesit, në kompanitë e tjera pjesë e këtij ringu të madh, që po krijohet dhe po shtohet dita-ditës. “Eagle Mobile” u ofron mundësi komunikimi me tarifat më të favorshme në treg jo vetëm këtyre kompanive apo anëtarëve të tyre pjesë e këtij Ringu, por edhe familjarëve, miqve dhe shokëve të tyre duke përfituar nga programet tona ProRing 30, ProRing 60 dhe ProRing 600. Këto programe do të bëjnë të mundur rritjen e kësaj familjeje të madhe “ProRing” dhe do të lehtësojnë së tepërmi komunikimin midis tyre. Gjithashtu, të gjithë anëtarët e kësaj familjeje të madhe do të komunikojnë me tarifa jashtëzakonisht të favorshme edhe me abonentët e tjerë “Eagle Mobile” jo pjesëtarë të këtij Ringu apo edhe me abonentët e rrjeteve të tjera. Por “Eagle Mobile” nuk sjell vetëm lehtësi dhe çmime shumë të arsyeshme për thirrjet zanore dhe mesazhet e shkurtra SMS. Lidhja e internetit me teknologjinë e fundit EDGE do tu japë zgjidhje kërkesave tuaja për lidhje me rrjetin, shkëmbimin e të dhënave, kontrollimin e postës elektronike etj. Sigurisht ju mund të navigoni në dy formate, atë për celularë ËAP dhe atë për hyrje normale ËEB. Po ashtu, nëpërmjet shërbimit më të fundit të quajtur POS Mobil, ju mund të kryeni veprime bankare online me anë të kartës suaj të kreditit. Eagle Mobile sjell në Shqipëri për herë të parë edhe telefonat fiks që mund të punojnë në shtëpitë apo zyrat tuaja duke përdorur kartën Eagle Mobile me dizenjim të posaçëm. Eagle ka menduar edhe për të gjithë të pasionuarit pas televizionit. Mobil TV do t’ju mundësojë ndjekjen direkt në një njëjtën kohë më shumë se një kanal televiziv, krahasimet sportive, filmat serialë etj.
28 Maj 2008