E Shtunë, 31 Tetor 2026

Butrint, gjendet viktima e peste

Ne diten e peste te kerkimeve per te humbur te tjere gjate tragjedise se Butrinit polumbaret e RENEA-s kane nxjerre nga uji trupin e peste te pajete qe mendohet te jete ai i 17-vjecarit Ndricim Myftari.

Zedhenesi i policise pohoi se ky ishte trupi i fundit i gjetur ne liqenin e Butrintit, ndersa ne morg eshte paraqitur Ylli Myftari, ati i tij, per te marre trupin e te birit.

Por me pare policia do beje ekzaminimet e saj per t’i paraprire pretendimeve te mepasshme per identitetin e viktimes.

Nderkaq sapo eshte dhene lajmi i mortit, ne familjen e Ndricim Myftarit ka rene zia. Lotet dhe vajtimi i familjareve eshte trondites.

Aktualisht per tragjedine e Butrinit jane te proceduar 6 persona, 4 prej te cileve jane te arrestuar.

Por nuk ka ende nje reagim nga policia e shtetit se si nuk u arrit te parandalohej nga policia e Vlores ky trafik i organizuar klandestinesh apo te kete penalizime ndaj strukturave te policise se ketij qarku.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›