Nuk kalojne ndryshimet ne Kodin Civil

“Nje pjese e PS-se votoi kunder, nje pjese pro. Eshte nje gjest joserioz kur PS-ja behet avokate e korrupsionit”, eshte shprehur kryetari i grupit parlamentar te PD-se, Astrit Patozi.
Ndersa homologia e tij e PS-se, Valentina Leskaj theksoi se ka qene vete mazhoranca qe ka neglizhuar ne votim me mungesat e saj.
“Aty ishin vetem tre ministra, qeveria duhet te ishte aty per te plotesuar voten. Nuk mund t’i gjeje votat tek opozita”, tha Leskaj.
Pak minuta me pas edhe zedhenesi i grupit parlamentar demokrat, Aldo Bumci i pajisur me listen e votuesve akuzoi socialistet.
“Te mos votosh nje nisme qe lufton korrupsionin eshte cudi. Opozita e ka te veshtire te distancohet pas 8 vjet qeverisjeje nga nje ligj qe e solli korrupsionin ne nivel sistemi”, pohoi Bumci.
Por lista e votimit te deputeteve qe vete zoti Bumci shperndau, jep shifra te tjera.
Projektligji per ndryshimet ne Kodin Civil mori gjithsej 77 vota pro, 13 kunder, 7 abstenim, 33 deputete nuk kane marre pjese ne votim dhe 10 mungonin.