Bushati: Politika reagon ndaj fakteve te verteta

Duke folur ne emisionin “Top Story” ne TCH, Bushati ka theksuar se kete e verteton sjellja e politikaneve, te cilet kur publikohen fakte te vertata reagojne ashper.
“Nga njera ane jane ata qe besojne tek faktet e publikuara deri tani dhe nga ana tjeter ata qe mendojne se jane spekullime. Une mund te them vetem se pervoja ne kete zanat na tregon se kur publikohen fakte te verteta, politikanet e ndryshojne sjelljen e tyre. Pas publikimit te fakteve kryeministri Berisha eshte sjelle ndryshe”, ka deklaruar Bushati.
Sipas tij, reagimi i shtetit ndaj ketyre fakteve eshte shume i dyshimte. “Si mund te vihet nje ingranazh i tere shteteror per te genjyer dhe per te fshehur te vertetat? Menyra se si Berisha eshte sjelle para ketyre fakteve, mua me ben te mendoj”, ka shtuar Bushati.