Damir Fazllic i drejtohet gjykates

Biznesmeni serbo-boshnjak Damir Fazllic i eshte drejtuar Gjykates se Tiranes dy jave pasi per te Prokuroria hapi ne daten 8 tetor procedimin penal pas dyshimeve se ai mund te kete pastruar para.
Nepermjet tre avokateve te tij dy amerikane dhe nje shqiptar, biznesmeni Fazllic ka depozituar kerkesen ne fjale me nje padi ku kerkohet te kundershtohet vendimi i Prokurorise per bllokimin e shoqerise “Crown Acquisitions”.
Ne argumentimin e kerkese-padise mesohet nga burime jo zyrtare se mbrojesit sqarojne se vendimi i marre nga dy prokuroret Besnik Cani e Dritan Rreshka eshte i padrejte dhe i pabazuar ne ligj.
Numri i ceshtjes eshte 1419, nderkohe qe data e regjistrimit te kerkeses mban daten 22.10.2008. Paditesi eshte shoqeria “Crown Acquisition” dhe ka si objekt te saj kundershtimin e vendimit te prokurorise.
Kjo ceshtje i ka rene pas shortit te hedhur gjykatesit te ceshtjeve civile, Artan Broci.