E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peza: Shoqerimi i Fazllic seshte rastesi

Ne lidhje me ceshtjen “Fazllic”, analisti Alfred Peza ka folur ne “Top Story” duke vene theksin ne shoqerimin e biznesmenit bosnjak nga nje polic shqiptar gjate kohes qe ai po largohej nga vendi yne.

“Nuk eshte rastesi ky shoqerim, pavaresisht se fillimisht u pa si rastesor. Nga ana tjeter kemi nje beteje publike po te shikosh si jane organizuar gjithe skifteret e qeverise. Te gjithe jane me aktive se kurre ne mbrojtje dhe mbrojta behet me argumente te tilla duke akuzuar prokurorine per proces politik”, shprehet Peza.

“Pas 18 vjetesh tani jemi ne fazen kur nje pjese e medias eshte mpleksur keqas me pushtetin por ka gjithashtu nje realitet tjeter ne Shqiperi sepse ka edhe ane pozitive ne media”, theksoi analisti Peza, sipas te cilit, qofte per Gerdecin qofte per rastin Fazllic, jane dy nga modelet qe meritojne te hyjne ne leksionet e gazetarise shqiptare, pasi media i ka shkuar pothuajse deri ne fund te vertetes dhe e ka detyruar politiken qe ta ndjeke pas.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›