Baze: Fazllic, 33 milione euro nga Shqiperia

Duke folur ne emisionin “Top Story” ne Top Channel, Baze ka deklaruar se Fazllic ka perfituar nga Shqiperia plot 33 milione euro permes kompanise “Antalia Research” qe i ka shitur energji elektrike vendit tone.
“Kompania “Antalia Research” eshte ne pronesi te Fazllic dhe dega e saj ne Kroaci, “Rud Nap” i shet energji Shqiperise. Nga keto shitje kompania e Fazllic ka fituar plot 33 milione euro. Nese kryeministri Berisha kerkoi qe te provohet nese Fazllic ka marre qofte edhe nje dollar nga Shqiperia, une po vertetoj se ai ka marre 33 milione euro”, ka pohuar Baze.
Sipas tij, kompania e Fazllic ne Shqiperi, “Crown Acquisitions” ka bere shkelje te renda ne vendin tone dhe ketu perfshihet edhe kryeministri Berisha, i cili ka pranuar se boshnjaku eshte miku i tij.
“Kompania “Crown Acquisitions” eshte e regjistruar dhe nga regjistrat qe zoteroj une, ajo ka vetem gjoba per te shlyer pasi qe nga viti 2005 e deri me sot nuk ka paguar asnje takse. Kjo eshte nje shkelje qe perfshin edhe kryeministrin Berisha i cili e ka pranuar se Fazllic eshte miku i tij, si dhe vajzen e tij Argita qe ka pranuar se Fazllic eshte klienti i saj”, ka theksuar Baze.
Me tej gazetari ka denoncuar lidhjen e Fazllic me keshilltarin amerikan te kryeministrit, Tom Rixh, si dhe favorizimet qe i jane bere biznesmenit boshnjak ne tendera te ndryshem.