Lirohet Rexhep Bulku Dako e rikthen në detyrë
04/08/2009 Durrës, ish-shefi i policisë bashkiake emërohet kryetar i rajonit nr. 5. Akuza për korrupsion
DURRES - Dy javë pasi ish-shefi i policisë bashkiake në Durrës Rexhep Bulku lë qelitë e paraburgimit emërohet kryetar i rajonit numër 5 në këtë bashki. Vendimi për një hap të tillë duket se është marrë gjatë kohës që Bulku qëndronte në qeli nën akuzën e korrupsionit së bashku me persona të tjerë.
Emërimi
Burime nga bashkia e Durrësit bëjnë të ditur se Bulkut i është komunikuar vendimi i nënshkruar nga kryetari Vangjush Dako, i cili e ka bërë legal veprimin dy ditë para se të niste pushimet e verës. Ai ka zëvendësuar në këtë detyrë pararendësin e tij Afrim Bakaj, të cilit i është besuar detyra e kreut të inspektoratit ndërtimor dhe urbanistik në bashkinë e Durrësit. Ende nuk ka asnjë konfirmim se si është justifikuar një veprim i tillë në një kohë që Bulku ende nuk ka mbaruar punë me drejtësinë dhe se katër persona të arrestuar në të njëjtin operacion me të janë në kushtet e arrestit në burg. Nga ana tjetër, nuk është thënë se çfarë e ka detyruar Dakon të tërhiqet nga deklarimi i tij zyrtarë një ditë pasi u arrestuan pesë punonjësit e tij, mes tyre edhe ish-shefi i policisë bashkiake Rexhep Bulku. Kryetari i bashkisë pati thënë se pavarësisht vendimit nga drejtësia asnjëri prej tyre nuk do të kthehej më në punë në institucionin që Dako drejton. Madje, kreu i bashkisë nuk realizoi asnjë konkurs formal për të zëvendësuar të arrestuarit, duke emëruar në vendin e tyre persona që deri në atë kohë nuk ishin punonjës të administratës apo rajoneve. Bashkia vijon të ketë probleme me drejtues të departamentit të urbanistikës dhe atë të inspektoratit urbanistik dhe ndërtimor. Në të gjitha rastet thuhet se shkak është bërë kundërshtimi nga ana e kryetarëve të këtij inspektorati për të zbatuar verbërisht një urdhër gojor apo vendim. Bulku është prangosur për të dytën herë brenda 15 muajve, por në të dy rastet ka mundur të çlirohet nga prangat, duke vijuar përballjen me drejtësinë. Fillimisht ai është përfshirë në një sherr së bashku me punonjës të tjerë të policisë bashkiake tek Ura e Djlanit më datën 26 mars 2008 teksa kanë dhunuar një drejtues autobusi. Por 15 muaj më pas, më datën 26.03.2009 operacioni “Batica” i organizuar nga sektori i operacioneve speciale ka arrestuar në flagrancë dhe në mes të qytetit shefin e policisë bashkiake Rexhep Bulku, kryetarin e rajonit numër 4 të qytetit Luan Shaba, policin e bashkisë Bashkim Maloku, inspektorin Lutfi S. Dervishi dhe shtetasin Fetah Mataj.