Shqipëria do të mbrohet nga gripi i derrave vetëm nga përcaktimi i një fondi
Megjithëse virusi i rrezikshëm H1N1 që ka prekur gjithë botë është fare pranë Shqipërisë masat që janë marrë nga Ministria e Shëndetësisë janë shumë të vogla. Gjë e cila e ka shtuar edhe më shumë frikën për qytetarët e vendit tonë. E vetmja masë që ka ndërmarrë kjo ministri në mbrojtje të virusit të rrezikshëm i quajtur ndryshe gripi i derrave është përcaktimi i një fondi prej 100 milionë lekësh. Sipas kësaj ministrie është bërë e ditur se tani ajo ka marrë të gjitha masat dhe ka siguruar dozat e duhura të medikamenteve por më tej ajo bën të ditur se ka arritur të sigurojë vetëm 3 mijë doza tamiflu, një medikament i dosidoshëm pë trajtimin e këtij virusi, numër ky aspak i mjaftueshëm nëse virusi përfshin vendin tonë.
Sapo vaksina të dalë në treg, është parashikuar të blihen 50 mijë copët e para, por nuk dihet ende se cila pjesë e popullatës do të vaksinohet e para. Megjithatë dihet që Shqipëria është në rrezik nga ky virus pasi ai ka mbërritur tani në derë të vendit. Mund të përmendim këtu rastet që janë shfaqur në vendet fqinje siç janë në Greqi, Maqedoni si dhe në Mal të Zi. Ajo që është akoma më e rrezikshme është ardhja e emigrantëve të shumtë gjatë muajve të pushimit duke arritur pikun në muajin gusht. Ka rrezik që këto emigrantë dhe turistë të shumtë mund të mbartin me vete edhe virusin duke bërë të mundur përhapjen e tij edhe në vendin tonë. Dhe lidhur me këtë fakt shumë të rrezikshëm Ministria e Shëndetësisë nuk ka marrë as edhe një masë për mbrojtjen e kufijve apo për ushtrimin e kontrollit që në pikat kufitare.
5 mijë të prekur në javë nga gripi normal
Gripi i derrave ende nuk ka mbërritur por ai normal po përbën një rrezikshmëri më vete. Në këto kushte që janë paraqitur deri më tani lidhur me gjendjen gripale bën që vendit tonë ti afrohet sa më shumë gripi i derrave. Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë deri më tani është bërë e ditur se në poliklinikat e lagjeve, fluksi i të prekurve nga gripi i zakonshëm, kryesisht fëmijë, është 16 në ditë. Sipas të dhënave, në vend numërohen 5 mijë të prekur në javë nga gripi i zakonshëm. Sipas mjekëve, kjo është një shifër tipike për periudhën ku ndodhemi e që pritet të 3-fishohet në stinën e vjeshtës. Kjo është edhe periudha më e mundshme për përhapjen e gripit të derrave në vende si yni. Megjithatë, jo më pak i rrezikshëm duket edhe muaji gusht, me ardhjen e emigranteve nga shtetet fqinje si dhe nga shumë vende të tjera të cilët rrezikojnë që të bartin me vete virusin e rrezikshëm H1N1.
OBSH: 95 mijë të prekur me virusin H1N1 në të gjithë botën
Mbi 95 mijë raste të konfirmuara nga virusi A (H1N1) në 135 vende dhe zona të ndryshme të botës, janë të dhënat më të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sipas raportimit të datës 6 korrik i publikuar pak momente më parë. Bazuar në raportimin më të fundit të OBSH-së, mbi përhapjen e virusit në botë, numri i të infektuarve është rritur me 4591 raste brenda 3 ditëve (bazuar në raportimin e OBSH, data 6 dhe 3 korrik), duke e çuar numrin total të të prekurve në të gjithë botën në 94, 512. Sipas OBSH-së, deri tani numri i vdekjeve nga virusi A (H1N1) ka arritur në 429, nga të cilat 47 raste të reja. Për rajonin e Ballkanit, sipas OBSH-së, numri më i madh i të prekurave regjistrohet në Greqi, me 151 raste të konfirmuara, nga të cilat 42 raste të reja. Ndërkohë, situata nuk ka ndryshuar në Bullgari, ku janë konfirmuar deri tani 10 raste të prekura nga virusi A (H1N1). Në Rumani deri tani janë konfirmuar 41 raste, nga të cilat 5 të reja, në Malin e Zi, janë konfirmuar 10 raste deri tani, nga të cilat 1 rast i ri, ndërsa Sllovenia ka konfirmuar 10 raste të infektimit të virusit A (H1N1). Hartës gjeografike të përhapjes së virusit A (H1N1) në Gadishullin e Ballkanit i është shtuar dhe Maqedonia me 2 raste të konfirmuara.