Butrinti ;“Ish-drejtori Tare vodhi fondet dhe makinën “Jeep” 20-milionëshe”
Në Kuvend ka mbërritur një raport inspektimi i Ministrisë së Drejtësisë, ku është evidentuar gjithë puna e Prokurorisë së Sarandës. Ministria e Drejtësisë ka studiuar të gjitha çështjet që kjo prokurori ka ndjekur. Rastet e publikuara në raport tregojnë për një neglizhencë totale të prokurorisë për gati të gjitha çështjet. Tasti më tipik ka ndodhur me ish-administratorin e Koordinimit të Butrintit, Auron Tare, i cili është proceduar disa herë penalisht për shpërdorim detyre, por që Prokuroria ka mbyllur çështjet në mënyrë të pashpjegueshme. Ajo që të bie në sy është se pas shkarkimit nga detyra të Auron Tares, Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Butrintit i ka kërkuar Auron Tares, që të kthejë mbrapsht makinën e këtij institucioni, tip “Jeep 4X4”, që ishte blerë me një fond të Ministrisë së Financave, prej 20 milionë lekësh të vjetra. Tare akuzohet edhe për shpërdorime të tjera në vlera dhjetëra milionë lekësh.
Ministria e Drejtësisë ka bërë një inspektim në Prokurorinë e Rrethit të Sarandës mbi punën e kësaj prokurorie gjatë vitit 2007. Rezultatet e këtij inspektimi janë përpiluar në një raport, që i ka shkuar për dijeni Kuvendit të Shqipërisë. Duke qëndruar në rastet që ka evidentuar Ministria e Drejtësisë, rezultatet e punës së prokurorëve në Sarandë janë për të vënë duart në kokë. Rastet e përmendura në këtë raport tregojnë për një neglizhim total të prokurorëve në punën e tyre. Raporti evidenton disa raste konkrete, në të cilat prokurorët kanë fjetur gjumë, edhe pse provat kanë qenë bindëse. Rastet më pikante flasin për një aferë korruptive të ish-administratorit të Butrintit, Auron Tare, si dhe vdekjes së një grua pas lindjes, si rezultat i mosndërhyrjes së mjekëve.
Rasti i ish-drejtorit
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Sarandë, mbi bazën e materialit kallëzues nr. 514, të dërguara nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, më datë 03.12.2005, ka
regjistruar procedimin penal nr. 3, që bën fjalë për veprën penale “shpërdorimit të detyrës”. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve akuzonte administratorin e Koordinimit të Butrintit Sarandë, shtetasin Auron Tare, për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, pasi duke vepruar në kundërshtim me ligjin dhe përmbushjen e rregullt të detyrës, i kishte shkaktuar dëm ekonomik me pasoja të rënda shtetit. Nga studimi i akteve rezultonte se me urdhër prokurimi nr. 115, datë 15.10.2002, ishte zhvilluar tenderi për “Restaurimin e Muzeut në Kalanë e Butrinti V” me fond limit 4.267.902 lekë, me procedurë tender i kufizuar. Më datë 05.12.2002, është lidhur kontrata për përfundimin e punimeve brenda 25 ditëve. Punimet janë dorëzuar më datë 26.12.2002, 5 ditë para afatit, duke bërë dhe realizimin e pagesave. Nga MKRS-ja më 23.09.2004 janë bërë verifikime në këtë objekt, për rezultatet e të cilit është vënë në dijeni vetë ministri i KRS-së me akt të shkruar, ku janë dokumentuar parregullsitë, ekzistenca e veprës penale dhe dëmit ekonomik të shkaktuar. “Më datë 02.12.2005, MKRS-ja me shkresën nr. 1634, i është drejtuar Prokurorisë së Sarandës, për ndjekjen penale të drejtorit të Zyrës së Administrimit dhe Koordinimit të Butrintit, shtetasit Auron Tare. Pasi janë kryer një numër i pamjaftueshëm veprimesh hetimore në një afat relativisht të gjatë, më datë 05.04.2006 është vendosur pushimi i hetimeve për këtë procedim penal. Ky vendim është shfuqizuar nga drejtuesi i prokurorisë me vendimin e datës 01.09.2006, duke lënë detyra dhe afat konkret, megjithëse me mangësi ky vendim dhe urdhërimet e tij nuk përmbushen”, - thuhet në raportin e Ministrisë së Drejtësisë, drejtuar Kuvendit.
Rasti i dytë, vjedhja e makinës
Një rast i dytë procedimi penal është shënuar ndaj ish-drejtorit të Butrintit Auron Tare. Më datë 29.08.2006, në Prokurorinë e Sarandës ka arritur një kallëzim i dytë penal nga ana e Zyrës së Administrimit dhe Koordinimit të Butrintit, përsëri për shpërdorim detyre. Kjo zyrë dorëzoi në prokurori një kallëzim, sipas të cilit, pasi në periudhën që ka qenë në detyrë Auron Tare, me fondet e vëna në dispozicion nga Ministria e Financave në vitin 2001 ka blerë një automjet tip “Jeep 4x4” me vlerë 1.950.000 lekë. “Pas largimit nga puna të këtij shtetasi, nuk gjendet në institucion kjo makinë dhe dokumentacioni i blerjes së saj, si dhe pajisje e dokumente të tjera të rëndësishme të kësaj zyre. Pas kërkesës nga ana e institucionit, personi i akuzuar ka dërguar në Butrint një autoveturë tjetër të tipit “Shevrolet Corsika”, jashtë gjendjes së punës. Në lidhje me këtë material kallëzues, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Sarandë ka vendosur fillimin e hetimeve, duke regjistruar procedimin penal nr. l56 të vitit 2006”, - thuhet në raport. Pasi janë kryer një sërë veprimesh hetimore, me datë 11.06.2007 është vendosur pushimi i hetimeve për procedimin penal nr. 3/2006, ndërsa është vendosur veçimi, ndarja, e akteve të procedimit penal nr. 156/2006 dhe vazhdimi i mëtejshëm i hetimeve në këtë procedim.
Konkluzionet e çështjes
Duke u nisur nga këto raste, inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë kanë studiuar këto raste dhe kanë dhënë konkluzionet mbi shkeljet e bëra nga Prokuroria në Sarandë. “Nga studimi i vëmendshëm i akteve që mban fashikulli hetimor, në procesverbalin e deklarimeve, nga personi që ka dijeni për rrethana të hetimit, i kallëzuari Auron Tare me datë 01.04.2006, ndër të tjera thuhet: "... Në vitin 2004, mbas një konflikti mes nesh dhe A. Tiranë dhe palës angleze, pasi nuk u ra dakord me anglezët për fazën e dytë, (Fondacioni Butrinti), pasi nuk sollën lekët sipas marrëveshjes, për këtë arsye nuk u bënë punimet në fazën e dytë". Ky deklarim i drejtorit, ngre pikëpyetje serioze, e cila nuk duhej nihiluar dhe duhej hetuar në këtë drejtim, për verifikimin ose rrëzimin e pretendimit për mbulim punimesh. Nëpërmjet ekspertëve ka qenë e domosdoshme përcaktimi dhe dhënia përgjigje e disa rrethanave të paqarta në këtë hetim, si p.sh., nëse nga ana e firmës fituese ka qenë e mundur në afatin e përcaktuar dhe të realizuar, mundësia reale për realizimin e zërave dhe punimet e prokurave, në preventiv dhe situacion, kjo duke zgjeruar hetimin, në drejtim të potencialeve që barte subjekti fitues, shoqëria "RINIA SK" sh.p.k., nisur nga numri i punëtorëve, e verifikuar kjo në Sigurimet Shoqërore, Degën e Tatim-Taksave, nëse ka proceduar me kontraktim ose nënkontraktim dhe duke krahasuar këto me dokumentacionin teknik, preventivat dhe situacionet e punimeve të reja, të cilat pretendohet se janë zhvilluar më pas dhe kanë mbuluar punimet e pretenduara. Në aktin e ekspertimit të zhvilluar, që është marrë i mirëqenë dhe nisur nga përfundimet e rij, në anë formale në gjendjen që janë aktet, me të drejtë është vendosur pushimi i hetimit. Nuk rezulton nga aktet dhe nuk verifikohet, nëse ka qenë kërkesë ligjore vendosja e garancisë bankare dhe dhënia e garancisë teknike për punimet e kryera nga subjekti fitues dhe si e sa është respektuar një detyrim i tillë”, - thuhet në konkluzionin e këtij raporti në lidhje me këtë çështje.
Puna e Prokurorisë
Duke ndjekur rastin nga afër, ekspertët e inspektimit në Ministrinë e Drejtësisë kanë bërë edhe konkluzionet mbi punën e prokurorëve gjatë këtyre çështjeve. Ata vënë re që ka pasur zvarritje nga më të shumtat, si dhe probleme të krijuara me qëllim. “Në disa kallëzime të bëra nga institucione shtetërore bien në sy vonesat (zvarritje) në përpilimin dhe dërgimin e kallëzimit në prokurori, jo rrallë për konformizëm, të pashoqëruara me dokumentacion të plotë, shtoju këtyre vonesave dhe zvarritjet në hetim, ndryshimet e prokurorëve dhe të oficerëve të Policisë Gjyqësore, si dhe në jo pak raste ecejaket e fashikujve hetimor nga prokuroria e rrethit për në Prokurorinë e Përgjithshme, siç dhe ka ndodhur në rastin e mësipërm, ku dosja është kthyer në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, nga Prokuroria e Përgjithshme, pa asnjë detyrë ose zgjidhje ligjore, duke bërë që koha të bëjë të sajën, siç ka ndodhur në rastin që trajtuam, tenderi dhe punimet zhvillohen në 2002, shkeljet dokumentohen në 2004, kallëzimi për ndjekje penale bëhet në fund të 2005-s. Në këtë hark kohor, bëhen investime dhe ndryshime (nëse janë bërë?!) të cilat kanë bërë të pamundur kryerjen e ekspertimit dhe përcaktimin e saktë, nëse janë kryer punimet konform ligjit dhe nëse kemi dëm ekonomik, pa lënë pa përmendur vështirësitë e organit procedues në gjetjen, caktimin dhe bërjen e pagesave për ekspertët veçanërisht në kushtet e ekonomisë së tregut, ku pagesa e shërbimeve, sidomos atyre private e të licencuara, është i detyrueshëm dhe në vartësi të pagesës, merret dhe shërbimi. Nga dosja nuk rezulton t’u jetë bërë pagesë këtyre ekspertëve?! Në këtë procedim, kemi shkelje të udhëzimit nr. 241, datë 21.11.2006, të Prokurorit të Përgjithshëm pika 2.1, mbi afatin 10-ditor për dhënie rrugë kallëzimit, si dhe të udhëzimit nr. 2, datë 24.10,2006, të Prokurorit të Përgjithshëm, pika 2.2, mbi afatin 20-ditor për dhënie rrugë kallëzimit”, - thuhet më tej për punën e prokurorëve për këtë çështje.