Shpërndahen dëftesat e arsimit parauniversitar
Për të gjithë nxënësit që synojnë të transferohen në shkolla të tjera apo të studiojnë jashtë vendit dhe kanë nevojë të shpejtë për dëftesat, do të mund të tërheqin këto dokumente në shkolla, me prioritet. Bëhet me dije se që më datë 1 korrik 2008 janë shpërndarë dëftesat për arsimin parauniversitar në të gjithë Drejtoritë Arsimore Rajonale (DAR). Ndërsa nxënësit e tjerë mund të tërheqin dëftesat deri në fillim të shtatorit. Bëhet me dije se fillimi i shpërndarjes së dëftesave përkon dhe me mbarimin e provimit të dytë të maturës shtetërore (Matematikës), sepse vetëm pas daljes së rezultateve të provimit të dytë të detyruar atë të Matematikës edhe maturantët mund të tërheqin dëftesat e tyre të pjekurisë, pas unifikimit që u është bërë provimeve të Maturës Shtetërore 2008 të të gjitha shkollave të mesme. Mësohet se provimin e detyruar të Matematikës dhe të Gjuhë-Letërsisë e kanë dhënë dhe nxënësit e arsimit profesional.