"Butrinti", në pranga një fierak dhe një sarandiot
Sarandë-Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë dhe dy të tjerë janë në kërkim si përgjegjës për tragjedinë e 19 tetorit në Butrinit ku humbën jetën katër persona. Policia bëri të ditur sot emrat e shtetasve të arrestuar, që janë Hyqmet Sollaku nga Fieri dhe Dashamir Mane nga Saranda. Ata akuzohen si organizatorë të trafikut klandestin nga Shqipëria në Greqi.
Ndërkohë Njësia e Antitrafikut ka intensifikuar kërkimet për kapjen e dy personave të tjerë, edhe këto të dyshuar si organizatorë të kalimit të paligjshëm të kufirit. Ata janë Albert Gega dhe Brahim Madhi.
Ndërkohë gjatë mëngjesit të sotëm kanë nisur kërkimet për gjetjen e 17-vjeçarit Ndriçim Mehmeti që dyshohet të jetë mbytur natën e tragjedisë në liqen. Por ende nuk dihet saktë nëse ai është mbytur apo fatmirësisht mund të ketë dalë i gjallë në breg. Familjarët shpresojnë janë që ai të jetë në një fshat pranë Sarandës. Por për të gjitha kërkimet, tokësore dhe ujore ato kërkojne me ngulm ndërhyrjen e shetit. Sipas tyre në Butrinit po kërkojnë vetëm dy polumbarë ndërsa nuk po bëhet asnjë kërkim në rrugë tokësore.