E Diel, 1 Nëntor 2026

Forcat Ndërkombëtare vrasin gabimisht 9 vetë në Afganistat

"Nëntë ushtarë janë martirizuar, tre janë plagosur dhe njëri prej tyre është në gjendje të rëndë si pasojë e sulmit të forcave ndërkombëtare", deklaroi zëdhënësi i ministrisë, Zaher Azimi.

Trupat e huaja vranë gabimisht mbrëmë nëntë ushtarë afganë gjatë një sulmi ajror në juglindje të vendit. Dhjetëra civilë afganë janë vrarë këtë vit gjatë sulmeve ajrore të trupave ndërkombëtare në Afganistan, theksojnë zyrtarët afganë, duke shtuar një perceptim se forcat e koalicionit të drejtuara nga NATO-ja dhe SHBA-ja nuk tregojnë kujdesin e duhur kur kërkojnë ndihmë nga ajri.

Por sërish ndodh shumë rrallë që trupat e huaja të godasin aleatët e tyre në forcat e sigurisë afgane. Një helikopter ushtarak goditi një postbllok të ushtrisë afgane në distriktin Dova Manda, të provincës Khost, një bastion i talebanëve, deklaroi shefi i distriktit, Lutfullah Babakarkheil. Tetë ushtarë u vranë dhe katër të tjerë u plagosën, theksoi ai. Ndërsa Ministria afgane e Mbrojtjes në Kabul thekson se numri i ushtarëve të vrarë ishte nëntë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›