Butrinti, zbathja e vonuar ne celuloid
15/12/2004 Butrinti
Zbathja e vonuar në celuloid
Numërohen 28 shekuj nga ngritja e qytetit antik të Butrintit, ndërsa është zbuluar vetëm shekullin e kaluar; Luigji Ugolini nis i pari gërmimet, pasuar nga arkeologët shqiptarë, të cilët ecin me hapa të vonuar - ky rrugëtim gërmimesh është përmbledhur në një ekspozitë fotografike nga historia e kërkimeve në qytetin antik të Butrintit
Mjafton të thuhen shumë “sikur”, që Butrinti të rrezikohet pa histori. Sikur, më 1928, Luigji Ugolini të mos grishej nga letrat që pati lexuar për një “tokë”, diku matanë brigjeve të Italisë, se mbante nën të pasuri të rrallë qindra shekullore, atëherë kush e di ç’fat do ndiqte qytetin antik. Sikur mos të kishte kaluar dorë më dorë, gërmadhat e lashta, për të nxjerrë nga pak gjithë ç’mbante dheu i kuq, atëherë për arkeologët shqiptarë nuk do të kishte fort kuptim ekspozita që u hap një ditë më parë në Galerinë Kombëtare të Arteve. Instituti i Arkeologjisë dhe Fondacioni "Butrinti" donin të lançonin një anë respektivisht të veçantë nga emblema e zbulimeve dhe kërkimeve në Butrint.
Ekspozita fotografike me logon "Butrinti, një histori kërkimesh", modestisht, sidomos për arkeologët tanë, jep zbathjen e parë të mureve të lashta që nga Ugolini dhe, zorin e madh të shqiptarëve për të pritur vizitorin e parë.
Drejtori i Muzeut Arkeologjik, Muzafer Korkuti, u shpreh në ceremoninë e çeljes se "ekspozita ka për qëllim njohjen e publikut shqiptar me historinë e kërkim-gërmimeve në Butrint dhe të individualiteteve shqiptare dhe të huaja, që e krijuan këtë histori".
Fotografitë u ekspozuan në dhjetë stenda të titulluara: Butrinti, në udhëkryqet e Botës Mesdhetare, Butrinti midis legjendës dhe historisë; Vizitorët e parë; Misioni Arkeologjik italian; Igino Epicoco, një artist italian; Gërmimet gjatë viteve '82-'94; Dhimosten Budina, një jetë kushtuar qytetit antik; Restaurimi i monumenteve; Projekti shqiptaro-britanik '94-99; Gërmimet e Projektit shqiptaro-britanik 2000-2004; Kthimi i Butrintit në një park kombëtar.
Daniel Renton, drejtor i Fondacionit "Butrinti", u shpreh se "ky qytet antik nuk mund të kuptohet si sit arkeologjik dhe si pasuri kombëtare e botërore pa historinë e personave që e zbuluan atë".
Butrinti me një histori 28 shekullore, vlerësohet si një perlë arkeologjike dhe natyrore në të gjithë Mesdheun. I pari që nisi gërmimet në Butrint në vitin 1928 ishte arkeologu italian Luigji Maria Ugolini, i cili zbuloi monumente si Teatri, Baptisteri, muret rrethues të Butrintit etj., duke krijuar kështu një ide të qartë të pasurisë arkeologjike dhe të historisë së Butrintit.
Pas viteve '50, gërmimet në Butrint i vazhduan arkeologët shqiptarë Dhiomosten Budina, Kosta Lako, Dhimitër Çondi, Astrit Nanaj etj. Gërmime në Butrint janë ndërmarrë edhe nga bashkëpunime ndërkombëtare arkeologjike, duke filluar nga vitet '60 me një mision të përbashkët shqiptaro-sovjetik. Në vitin 1991, gërmime u realizuan nga një bashkëpunim shqiptaro-grek dhe, së fundmi, nga bashkëpunimi midis Institutit të Arkeologjisë dhe Fondacionit "Butrinti", të krijuar nga filantropistët britanikë, Lord Rothschild dhe Lord Sainsbury.
Renton: Mos harroni kush e zbuloi Butrintin
E zbuluan të huajt Butrintin, duke nisur që nga Ugolini. Për këtë arsye, drejtori i fondacionit “Butrinti”, Daniel Renton, do ta theksonte se çfarë nuk duhet harruar në historinë e qytetit antik shqiptar. "Ky qytet antik nuk mund të kuptohet si sit arkeologjik dhe si pasuri kombëtare e botërore pa historinë e personave që e zbuluan atë", tha Renton. Butrinti me një histori 28 shekullore, vlerësohet si një perlë arkeologjike dhe natyrore në të gjithë Mesdheun. I pari që nisi gërmimet në Butrint, në vitin 1928, ishte arkeologu italian Luigji Maria Ugolini, i cili zbuloi monumente si Teatri, Baptisteri, muret rrethues të Butrintit etj., duke krijuar kështu një ide të qartë të pasurisë arkeologjike dhe të historisë së Butrintit. Pas viteve '50, gërmimet në Butrint i vazhduan arkeologët shqiptarë Dhiomosten Budina, Kosta Lako, Dhimitër Çondi, Astrit Nanaj, etj.
Fotografitë
Fotografitë u ekspozuan në dhjetë stenda
Butrinti në udhëkryqet e Botës Mesdhetare
Butrinti midis legjendës dhe historisë
Vizitorët e parë
Misioni Arkeologjik italian
Igino Epicoco, një artist italian
Gërmimet gjatë viteve '82-'94
Dhimosten Budina, një jetë kushtuar qytetit antik
Restaurimi i monumenteve
Projekti shqiptaro-britanik '94-‘99
Gërmimet e Projektit shqiptaro-britanik 2000-2004
Kthimi i Butrintit në një park kombëtar
Diana Çuli cakton “Pendat...” e letërsisë
Edhe dy ditë mbeten nga mbyllja e konkursit të përvitshëm të letërsisë “Penda e Artë” dhe “Penda e argjendtë”, që organizon Ministria e Kulturës. Ditën e enjte, në mbrëmje, do të organizohet ceremonia e ndarjes së çmimeve për prozë, poezi, përkthim dhe studime letrare për vitin 2003. Nuk ka as dy muaj që MKRS ka shpallur konkursin letrar për të vjelur botimet më të mira të një viti.
Diana Çuli është kryetarja e jurisë, e cila për këtë konkurs nuk ka lëshuar asnjë fjalë deri tani. Ndërsa mjaft shkrimtarë të njohur nuk kanë dorëzuar dorëshkrime për këtë konkurs. Emri i Çulit ka qenë pak i diskutueshëm, por jo aq sa i Nasho Jorgaqit në edicionin e kaluar.
Ky konkurs gjithmonë është përcjellë me debate politike. Edhe këtë vit, kjo nuk po anashkalohet pa rrudhje buzësh për mënyrën se si organizohet kjo veprimtari dhe kryesisht për jurinë mjaft të kontestueshme. Për disa shkrimtarë, ky konkurs sa vjen e po zbehet dhe po humb dëshirën për pjesëmarrje. Prej Ministrisë së Kulturës, njerëzit që merren me letërsi kërkojnë interes më të vazhdueshëm dhe jo spontan. Shkrimtarët gati janë bërë materialistë, me të drejtë, duke konkurruar për faktin se me këtë do të arrijnë të nxjerrin dhe një botim falas në dritë, përndryshe jetesa e tyre është mjaft e vështirë. Por, kjo po zë dhe ca shkrimtarë të tjerë, që, ndoshta pozitat me pushtetin dhe politikën i kanë më të forta.
Por puna e këtij konkurrimi del te rezultati, që do të thotë se dhe këtë vit ka patur mjaft prurje dhe flitet se do të ketë pretendentë të fortë, sidomos në prozën shqipe.
Vitin që shkoi çmimin për “Penda e artë” e mori Dhimitër Shuteriqi, pas vdekjes, ndërsa “Penda e argjendtë” shkoi për prozën e Visar Zhitit me “Ferri i çarë”, për poezinë Dhimitër Pojanaku me "Gurët zbardhin natën" etj.