E Shtunë, 31 Tetor 2026

Butt vazhdon me Bayernin

Nga Express më 03 maj 2011 në ora 16:26

Portieri gjerman Hans-Joerg Butt e ka vazhduar kontratën me Bayern Munich edhe për një sezon. 36 vjeçarit do t’i skadonte kontrata e deritashme gjatë verës, por udhëheqësit e klubit bavarez vendosën ta vazhdojnë bashkëpunimin me të.

Me këtë rast, duket evidente shitja e portierit tjetër Thomas Kraft, i cili duhet t’ia lëshojë vendin portierit të Schalkes, Manuel Neuer, që pritet t’i bashkohet gjigantit gjerman gjatë verës. Pra, Butt, edhe pse e vazhdoi kontratën, nuk e ka vendin e sigurt si titullar tek Bayern.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›