E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aguero mbetet në Madrid

Nga Express më 03 maj 2011 në ora 16:27

Sergio Aguero i ka frenuar ambiciet e klubeve të mëdha evropiane. Sulmuesi argjentinas ka siguruar se do të mbetet në Atletico Madrid edhe për një kohë të gjatë.

“Dëshiroj të mbetem në Madrid. Këtu ia kaloj mirë, më pëlqen qyteti shumë dhe shpresoj që ta vazhdoj eksperiencën këtu edhe për shumë vite”, theksoi ‘El Kun’.

“Mund të them se dëshiroj ta pres këtu Olimpiadën 2020 të Madridit”, shtoi Aguero, që nënkupton se ai ka dëshirë të qëndrojë tek klubi madrilen edhe 9 vjet. Për Agueron, interesim më të theksuar kanë shfaqur Chelsea dhe Juventus.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›