E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atl. Madrid, 20 milionë për Quaresman

Nga Express më 03 maj 2011 në ora 16:45

Ricardo Quaresma mund të kthehet në kampionatin spanjoll. Për mesfushorin portugez, interesim ka shfaqur Atletico Madrid. Sipas mediave turke, madrilenët janë të gatshëm t’i ofrojnë 20 milionë euro, edhe pse klubi i tij aktual, Besiktas kërkon 30 milionë.

Besiktas e Atletico kanë marrëdhënie të mira. Gjatë dimrit, Simao Sabrosa lëvizi nga klubi spanjoll drejt atij turk. Lëvizja e ish futbollistit të Barcelonës, Portos, Interit e Chelseas mund të bëhet edhe më e mundshme nëse konsiderohet fakti se Besiktas është i interesuar për sulmuesin Diego Forlan dhe një shkëmbim i këtyre dy lojtarëve është i mundshëm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›