Wenger, më i miri në botë

Nga Express më 03 maj 2011 në ora 16:42
Portieri i Arsenalit, Wojciech Szczesny insiston se menaxheri Arsene Wenger është më i miri në botë, përkundër faktit se do ta kalojë edhe një sezon pa fituar trofe.
Portieri i ri beson në filozofinë e menaxherit dhe thotë se lojtarët janë fajtorë për mos arritjet e trofeve këtë sezon, e jo trajneri francez. “Ai ndërtoi gjithçka në këtë ekip. Mendoj se është menaxheri më i mirë në botë. Ai e shfaqi reputacionin e tij në mënyrë të duhur me lojtarët e rinj”, tha portieri polak për tabloidin britanik