Buxheti 2009, Berisha pranon mosrealizimet për vitin 2008
Kastriot Islami
Vetëm nga një lexim i vëmendshëm i relacionit që shoqëron dokumentin e projektbuxhetit të vitit 2008, në 20 faqet e para del se ka mosrealizime të konsiderueshme në të gjithë treguesit e buxhetit të 2008-ës. Si në të ardhurat, ashtu edhe në shpenzimet. Është kjo transparencë, mungesë vëmendje apo reflektim? Në fakt, po të kemi parasysh shifrat abuzive që Kryeministri artikuloi gjatë leximit të fjalës së tij, krejtësisht të ndryshme nga relacioni që shoqëronte buxhetin e vitit 2009, shpjegimi më i besueshëm në këtë rast do të ishte: këto tregues janë vendosur nga ekspertët që janë relativisht indiferentë politikisht dhe ministri ka qenë i pavëmendshëm. Natyrisht kjo është e papranueshme politikisht për Berishën, i cili konsideron si arritjen më të madhe çështjen e realizimit të të ardhurave buxhetore, ndonëse shifrat e paraqitura janë reale. Është e habitshme gjithashtu sesi këto "formulime transparente" i kanë shpëtuar këshilltarëve të Kryeministrit, kur ky dokument ka kaluar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Pavarësisht kësaj, me interes për publiku është të kuptojë se ato që thotë Kryeministri janë shumë larg realitetit, që ndonëse për çudi, janë prezente në relacionin e projektbuxhetit 2008. Këto fakte janë të rëndësishme për të kuptuar gjithashtu se edhe në aspektin buxhetor "gota është përgjysmë". Në rastin e Kryeministrit shqiptar, e vetmja gotë e mbushur plot, bile e derdhur disa herë, është ajo e premtimeve dhe e mashtrimeve me arritjet e shifrat. Për të qenë më konkretë, po paraqes më poshtë të gjithë mosrealizimet e pranuara në raportin e projektbuxhetit të vitit 2009.
***
Tetë raste tipike të mosrealizimeve për të ardhurat në buxhetin e 2008
Më poshtë evidentohen 8 raste të mosrealizimeve për disa nga treguesit kryesorë të të ardhurave në buxhetin e vitit 2008. Në këtë kapitull ka edhe raste të tjera më pak tipike. Treguesit e mëposhtëm flasin njëkohësisht për evazion fiskal dhe paaftësi në grumbullimin e të ardhurave buxhetore, sidomos ato që lidhen me doganat e tatimet. Konkretisht:
• "...Të ardhurat totale në buxhetin e shtetit për nëntëmujorin e parë të vitit 2008 arritën rreth 208.9 miliardë lekë, nga 212.9 miliardë lekë të parashikuara për këtë periudhë, duke u realizuar në ....rreth 4 miliardë lekë më pak se pritshmëria...." (shih faqe 7).... ose 47 milionë dollarë;
• "...Të ardhurat nga ndihmat për periudhën janar-shtator kapën shifrën 721 milionë lekë nga rreth 1.9 miliardë të parashikuara, duke rezultuar me një mosrealizim të planit prej 1.2 miliardë lekë..." (faqe 8) ose 14 milionë dollarë;
• "...Në total të ardhurat tatimore për periudhën janar-shtator 2008 janë rreth 192.6 miliardë lekë nga 196.1 miliardë të planifikuara, ose rreth 3.5 miliardë më pak..." (faqe 9) ose 41 milionë dollarë;
• "...Pjesën më të madhe të të ardhurave tatimore e përbën grupi i të ardhurave nga tatimet dhe doganat. Për periudhën janar-shtator 2008 këto arrijnë në nivelin rreth 149.9 miliardë lekë nga 150.8 miliardë të planifikuara, duke rezultuar me një mosrealizim të planit prej rreth 829 milionë lekë..." (faqe 9) ose 9.8 milionë dollarë;
• "...Në total të ardhurat nga akcizat për nëntëmujorin janë rreth 1.5 miliardë lekë më të ulëta se pritshmëria, ose 94.5 për qind të planit. "Përgjegjësi" kryesor për mosrealizimin është administrata tatimore që ka përmbushur planin e periudhës vetëm në masën 91.5 për qind..." (faqe 10) ose 11.7 milionë dollarë;
• "...Të ardhurat nga tatim-fitimi i ndërmarrjeve publike ka pësuar një rënie prej rreth 52 për qind nga 2007 në 2008..." (faqe 12);
• "...Nga kontributet e sigurimeve shoqërore janë mbledhur në periudhën janar-shtator 2008 rreth 30.7 miliardë lekë nga 32 miliardë të planifikuara, ose 1.3 miliardë lekë më pak (95.9 për qind e pritshmërisë)..." (faqe 13) ose 15.3 milionë dollarë;
• "...Në total për nëntëmujorin, të ardhurat e pushtetit lokal janë rreth 8.4 miliardë lekë nga 9.6 miliardë të planifikuara për periudhën ose 1.2 miliardë lekë më pak..." (faqe 14) ose 14.1 milionë dollarë.
Komentin le ta bëjë vetë lexuesi.
***
Gjashtë raste tipike të mosrealizimeve për shpenzimet në buxhetin e 2008
E njëjta situatë është edhe me mosrealizimin e shpenzimeve, bile ato janë më të larta. Këto raste tregojnë se programimi i shpenzimeve ka qenë i pasaktë, ka pasur keqmenaxhim të fondeve buxhetore dhe ndoshta një nga pengesat kryesore ka qenë korrupsioni në procesin e tenderimit. Konkretisht:
• "...Shpenzimet e përgjithshme të buxhetit, në fund të muajit shtator 2008, kanë arritur në rreth 217.4 miliardë lekë, nga të cilat 231.7 miliardë lekë u parashikuan për këtë periudhë sipas buxhetit suplementar, duke u realizuar në rreth 93.8 për qind ose me një mosrealizim prej rreth 14.3 miliardë lekë. Krahasuar me planin vjetor, këto shpenzime janë realizuar në rreth 60.4 për qind..." (faqe 15);
• "...Shpenzimet korente, kanë arritur në rreth 169.5 miliardë lekë ose rreth 96.4 për qind të planit të periudhës, duke rezultuar me një mosrealizim prej 6.3 miliardë lekë..." (faqe 15);
• "...Shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes gjatë nëntëmujorit 2008 arritën në rreth 16.6 miliardë lekë, duke qenë afërsisht 1.4 miliardë lekë nën nivelet e parashikuara, ose rreth 7.8 për qind nën parashikimin e periudhës..." (faqe 16);
• "...Shpenzimet për buxhetin lokal kanë arritur në rreth 17.2 miliardë lekë, nga rreth 19.4 miliardë lekë të planifikuara për këtë periudhë të vitit 2008, duke rezultuar me një mosrealizim prej rreth 2.1 miliardë lekë, ose rreth 11.2 për qind më pak se plani i periudhës..." (faqe 18);
• "...Shpenzimet kapitale deri në fund të nëntëmujorit 2008 janë realizuar në nivelin 83 për qind të parashikimit të periudhës, ose rreth 48.2 për qind të planit vjetor, duke rezultuar me një mosrealizim prej rreth 9.3 miliardë lekë ndaj planit të periudhës..." (faqe 19);
• "...Brenda këtyre shpenzimeve, investimet me financim të brendshëm janë realizuar në masën 75.7 për qind, pra me një mosrealizim prej rreth 6.2 miliardë lekë, ndërkohë që investimet me financim të huaj janë realizuar në masën 89.4 për qind të parashikimit të periudhës, duke rezultuar me një mosrealizim prej rreth 3.1 miliardë lekë..." (faqe 19)
Edhe në këtë rast lexuesi mund ta bënte vlerësimin vetë shumë lehtësisht.
***
Në vend të konkluzionit:
Ato që thotë Berisha në televizion apo pa letër në Kuvend janë krejtësisht të ndryshme jo vetëm nga realiteti, jo vetëm nga ato që thotë opozita, por edhe nga ato që shkruhen në dokumentet zyrtare, qoftë të miratuara në mbledhjet e Këshillit të Ministrave të drejtuar prej tij. E keqja më e madhe është se dy herët e fundit ai ka folur duke patur material të shkruar (së paku kështu na është dukur neve në sallën e Kuvendit) dhe gjithçka që ka artikuluar ka qenë krejtësisht e ndryshme nga realiteti. Kur iu kërkua të përgjigjej për çështjen Fazlliç fliste për arritjet e qeverisë së tij. Kurse kur paraqiti buxhetin ai artikuloi shifra krejtësisht të ndryshme nga ato që ndodhen në dokumentin e projektbuxhetit 2009. Në këtë aspekt, fatkeqësisht mund të thuhet se është shënuar regres...