Nga sistemi dypartiak në parti-shtet
Gary Q. Kokalari
Ligji i ri elektoral në Shqipëri është një hap i madh prapa. Kjo, sepse në një demokraci të pamaturuar, siç është ajo e Shqipërisë, hapi tjetër mbrapa është që vendi rrezikon të kalojë nga një sistem dypartiak në sistemin njëpartiak. Të gjithë shqiptarët që kanë jetuar nën "eksperimentin" e Enver Hoxhës me një sistem parti-shtet, duhet të kenë memorie të gjallë se çfarë tmerri ishte ai sistem.
Dy teori më vijnë në mendje për të shpjeguar pse Sali Berisha dhe Edi Rama luftuan aq fort për këtë ndryshim, që në një analizë përfundimtare ai është hartuar për të favorizuar manipulimin. Një mundësi është që secili mendon se ka pasur një avantazh ndaj tjetrit në këtë manovër politike. Gjithsesi, nëse është kështu, atëherë qartësisht njëri prej tyre do të ishte dëshpëruar nga rezultati. Hipoteza tjetër, që ka qenë shumë në fokusin e debateve në Tiranë, është që Berisha dhe Rama kanë kopsitur një pakt sekret "faustian" për një marrëveshje të ndarjes së pushtetit.
E vërteta rreth kësaj "reforme elektorale" rrjedhimisht do të dalë në pah shumë shpejt. Sepse, nëse nuk kishte asnjë marrëveshje në prapaskenë, Edi Rama duhej që menjëherë të fillonte fushata publike dhe private insistuese për të kërkuar nga Bamir Topi, Ina Rama, Bashkimi Europian dhe Qeveria amerikane për të ushtruar të gjitha presionet e mundshme për të shtyrë përpara me vendosmëri hetimet rreth roleve që kishin, nëse kishin ndonjë, te Sali, Argita e Shkëlzen Berisha dhe Fatmir Mediut në skandalin e AEY, në tragjedinë e Gërdecit, në vdekjen e Kosta Trebickës, në aferën e tokës së Damir Fazlliç dhe të gjitha aktivitetet e dyshimta që kanë dalë në sipërfaqe, qëkurse Berisha bëri atë premtimin e tij famëkeq me "duar të pastra" para shqiptarëve.
Për të ardhmen e demokracisë së tyre shumë të brishtë, shqiptarët duhet të zgjohen përpara realitetit, që kanë përballë një person që kurrë nuk do të heqë dorë nga dashuria e tij për një sistem njëpartiak në Shqipëri dhe emri i tij është Sali "Enver" Berisha.