Buxheti 2009, dyfishim page për 14 mijë infermierë
Paga mujore e infermierit dhe rritja përgjatë 2008-s
- Paga mujore për infermierët është rritur nga 15044 lekë në muaj në vitin 2005, në 28564 lekë në vitin 2008 ose 89 për qind më e lartë se në vitin 2005;
- Paga mujore e infermierit në qendrat spitalore universitare është rritur nga 16150 lekë në vitin 2005, në 29061 lekë në vitin 2008, një rritje prej 80 për qind, krahasuar me vitin 2005;
- Paga mujore për infermierët në qendrat e shëndetit publik është rritur nga 14500 lekë, në 26534 lekë në vitin 2008, me një rritje prej 83 për qind;
- Paga mujore e infermierit në qendrat spitalore në rrethe është rritur nga 13500 lekë në vitin 2005 në 24300 lekë në vitin 2008, me një rritje prej 80 për qind;
- Në total pagat në sektorin e shëndetësisë, për 12 mijë infermierë në vend përgjatë 2008 u rriten me 15 për qind.
Rritja për këtë kategori vjen në mbështetje të reformave të ndërmarra në sektorin e shëndetësisë
Blerta Mrishaj
Dyfishim page për 14 mijë infermierë shqiptarë. Vendimi është marrë nga qeveria gjatë mbledhjes për përcaktimin e buxhetit të vitit 2009, ku janë detajuar edhe fushat kryesore në të cilat do të investohet. Një vëmendje të veçantë i është dhënë edhe sektorit të shëndetësisë. Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ka deklaruar se në buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë përfshihet edhe dyfishimi i pagës për 14 mijë infermierë në të gjithë vendin.
Rritja
Vetëm para dy ditësh, Këshilli i Ministrave ka zhvilluar mbledhjen e radhës ku është marrë në shqyrtim projekt-buxheti për vitin 2009. Kryeministri Berisha, duke prezantuar projekt-buxhetin, u ndal në drejtimet kryesore të tij, si shëndetësia, arsimi, rritja e pagave.
Në mënyrë të veçantë, në buxhetin e vitit 2009 i jepet mbështetje e fuqishme reformave në sistemin e shëndetësisë. “Në këtë buxhet parashikohet gjithashtu dyfishimi i pagave për 14 mijë infermierët shqiptarë”, - detajohet në projekt-buxhetin e miratuar në qeveri.
Rritja e pagave për punonjësit e shëndetësisë vjen në një kohë tejet të shkurtër. Gjatë muajit korrik të vitit 2008, si 12 mijë infermiere, dhe 4700 mjekët përfituan rritje të pagës prej 15 për qind. Ndërkohë që për vitin e ardhshëm duket se do të jenë më fatlumë infermierët, pasi rritja e parashikuar për ta është dyfishim page.
Ndërkohë që paga mujore për infermierët ndër vite ka pësuar rritje të theksuar. Për vitin 2005 paga mujore e infermierit ishte 15044 lekë në muaj dhe në vitin 2008 në ka arritur në 28564 lekë ose 89 për qind më e lartë se në vitin 2005.
Paga mujore e infermierit në qendrat spitalore universitare është rritur nga 16150 lekë në vitin 2005, në 29061 lekë në vitin 2008, një rritje prej 80 për qind, krahasuar me vitin 2005. Paga mujore për infermierët në qendrat e shëndetit publik është rritur nga 14500 lekë, në 26534 lekë në vitin 2008, me një rritje prej 83 për qind. Paga mujore e infermierit në qendrat spitalore në rrethe është rritur nga 13500 lekë në vitin 2005 në 24300 lekë në vitin 2008, me një rritje prej 80 për qind.
MSH
Ndërkohë që nga buxheti i miratuar për Ministrinë e Shëndetësisë, dhe në mënyrë të veçantë nëpërmjet reformës spitalore, synohet menaxhimi më i mirë dhe me efikasitet të fortë të buxheteve të spitaleve, të cilat do të decentralizohen.
Sipas MSH-së, “do të ketë një decentralizim të fondeve dhe kompetencave drejt spitaleve rajonale nga qendra dhe në të njëjtën kohë do të kemi një centralizim të kompetencave të fondeve të spitaleve të vogla drejt rajoneve".
Detyrat që vë përpara kjo reformë janë menaxhimi i mirë (kjo do të bëhet me supervizionin e fortë të strukturave ministrore, por do të jetë i kontrolluar dhe nga Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor), por dhe përgatitja e protokolleve për çdo akt diagnostik dhe terapeutik, duke arritur në një kosto të çdo shërbimi që i ofrohet qytetarit dhe ky kostifikim do t'u relatohet spitaleve të rajoneve.