Zonja Berisha i dhuron pajisje pediatrisë
Fondacioni i fëmijëve shqiptarë "Domenick Saglione", nën kujdesin e presidentes Liri Berisha, ka dhuruar dy ditë më parë për repartin e pediatrisë në spitalin e Durrësit disa televizorë dhe DVD Player. Këto pajisje do të shërbejnë për të gjallëruar sadopak gjendjen shpirtërore të fëmijëve që ndodhen të shtruar në këtë repart. Bashkë me pajisjet, janë dhuruar edhe programe të ndryshme me filma dhe emisione për fëmijë. Këto janë dorëzuar para dy ditësh në spitalin e Durrësit në prani të drejtuesve të tij. Burime nga zyra e marrëdhënieve me publikun në këtë spital kanë bërë të ditur se “fondacioni nën kujdesin e zonjës Liri Berisha, ka qenë i pranishëm në spitalin e Durrësit edhe herë të tjera duke ndihmuar në zgjidhjen e problemeve të ndryshme si dhe duke kontribuar me pajisje që mungonin prej kohësh. Zonja Berisha u ka premtuar drejtuesve të spitalit rajonal Durrës, se edhe në të ardhmen, ajo dhe fondacioni “Domenick Saglione”, do t’i gjenden pranë shërbimit spitalor dhe pavijoneve të ndryshme, ku nevojat janë më evidente”.