E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti 2009, nesër miratimi në parim

 

Kuvendi do të votojë nesër për të miratuar në parim buxhetin e vitit të ardhshëm. Gjatë seancës së ditës së enjte, pas diskutimeve të gjata dhe përplasjeve mes maxhorancës dhe opozitës për shifrat e ligjit ekonomik, rreth orës katër të mëngjesit të së premtes u vendos që votimi të shtyhet në fillimjavë. Kjo pasi numri i vogël i deputetëve të pranishëm në sallë nuk ishte i mjaftueshëm për të formuar kuorumin e nevojshëm prej 71 deputetësh. Mungesa e një numri të madh deputetësh të koalicionit të djathtë ka shkaktuar pakënaqësi te disa deputetë të maxhoranës, të cilët nuk e kanë pritur mirë shtyrjen e votimit. Kjo nuk është hera e parë që ligje të rëndësishme shtyhen për në seancën pasardhëse për shkak të mosplotësimit të kuorumit të nevojshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›