Kreu i Parlamentit boshnjak vizitë 3 ditore
Kryetari i Dhomës së Deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Bosnje-Hercegovinës, Niko Lozançiç do të zhvillojë në datat 23-26 nëntor një vizitë treditore në vendin tonë me ftesë të kryetares sonë të parlamentit, Jozefina Topalli. Lajmi bëhet i ditur nga një njoftim i zyrës së shtypit të Kuvendit të Shqipërisë. “Në orën 10:00 të ditës së hënë, më 24 nëntor 2008, z. Lozançiç do të pritet në takim nga kryetarja Topalli dhe më pas do të zhvillohet një konferencë të përbashkët për shtyp”, thuhet në njoftim. Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, kryetari i Dhomës së Deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Bosnje-Hercegovinës, Niko Lozançiç do të pritet në takime të veçanta nga Kryeministri Sali Berisha dhe Presidenti Bamir Topi, si dhe nga Komisioni parlamentar për Politikën e Jashtme, etj.