Buxheti 2009, qeveria nuk mund t’i realizojë investimet prej borxheve dhe kredive
Planifikohet rritja e taksave dhe e tatimeve për biznesin. Sa do të jetë rritja për taksat e tjera
Ervin Koçi
Borxhet e mëdha dhe interesat e tyre gjithmonë në rritje që qeveria shqiptare ka marrë nga organizmat financiare ndërkombëtare, rrezikojnë ta “hedhin në erë” zbatimin e buxhetit të shtetit për vitin 2009. Fatura e kostos së borxhit që jo vetëm kjo qeveri, por dhe paraardhëset e saj kanë marrë për të financuar shpenzimet publike, po vjen duke u rënduar nga viti në vit. Në buxhetin e shtetit të vitit 2009 qeveria ka vënë në dispozicion për të paguar interesat e borxhit publik më shumë se 36 miliardë lekë, ose mbi 360 milionë dollarë. Krahasuar me vitin e kaluar kjo shifër është rreth 3.5 miliardë lekë, ose mbi 35 milionë dollarë më e madhe. Krahasuar me vitin 2005 shpenzimet për koston e borxhit janë rreth 7 miliardë lekë, ose 70 milionë dollarë më të larta. Pjesa dërrmuese e këtyre interesave do të shkojnë në llogari të bankave tregtare në vend, të cilat do të përfitojnë vitin e ardhshëm nga qeveria plot 31.4 miliardë lekë, ose 315 milionë dollarë. Ndërsa pjesa e mbetur prej 42 milionë dollarësh janë interesa për borxhin e jashtëm. Kostoja e borxhit është në rritje këtë vit edhe në raport me prodhimin e përgjithshëm kombëtar. Drafti i përgatitur nga Ministria e Financave, që tashmë ka marrë edhe miratimin në qeveri, parashikon që vitin e ardhshëm shpenzimet për interesa të jenë 3.1 për qind e Produktit Kombëtar nga 3 për qind që janë për këtë vit.
Shpenzimet për borxhin
Qeveria kishte premtuar se në vitin 2009, shpenzimet për borxhin publik nuk do të ishin më të larta se 2.8 për qind e PBB-së. Borxhi publik në Shqipëri përbën më shumë se 53 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto. Në total fatura e borxhit është rreth 5.5 miliardë dollarë dhe pjesa dërrmuese e tij është marrë nga bankat private në vend. Por vitet e fundit qeveria ka ndërmarrë një reformë, me anë të së cilës synon ta orientojë huamarrjen publike në tregun e huaj, nën argumentin e interesave më të ulëta por edhe impakteve më të mëdha në ekonomi. Por po kështu edhe shpenzimet në total që parashikohen në projektbuxhetin e vitit 2009 i kanë dalë më të larta ministrisë së Financave se sa mbledhja e të ardhurave. Kështu shuma e të ardhurave në projektbuxhetin e shtetit për vitin 2009 llogaritet të arrijë 332.586 milionë lekë, ndërsa shuma e shpenzimeve llogaritet të arrijë në 382.596 milionë lekë, ose 5.1 milionë lekë më tepër.
Burimi i të ardhurave
Taksa e sheshtë që u aplikuar për herë të parë në janar 2008 do të jetë burimi kryesor i të ardhurave për qeverinë. I vendosur si masë lehtësuese për biznesin, "taksa e sheshtë" prej 10 përqindësh do të sigurojë miliarda lekë të ardhura për arkën e shtetit. Nëse tatimi mbi fitimin nuk po jep efektet e duhura, Tatimi mbi të Ardhurat Personale (TAP-i), po fryn gjithnjë e më shumë buxhetin e shtetit, i cili për vitin 2009, nga kjo taksë do të sigurojë plot 26 miliardë lekë. Taksa në fjalë aplikohet për pagat, si në sektorin privat, ashtu dhe në atë shtetëror, duke u nisur nga niveli referencë i vendosur nga Ministria e Financave, në shtator të 2007-s. Vetëm për pjesën e dytë të vitit 2008, Ministria e Financave parashikon rritjen e të ardhurave nga taksa në masën 7 miliardë lekë. Këtë “sukses”, qeveria ia dedikon strategjisë së ndjekur nga Ministria e Financave, e cila aplikoi taksën 10 për qind mbi pagën, duke sjellë rritje të të ardhurave në masën 65 për qind. "Nga pikëpamja administrative impakt të konsiderueshëm ka pasur vendosja e pagave referuese për sektorin privat për llogaritjen e tatimit mbi të ardhurat personale, si dhe kanalizimi i pagave në sistemin bankar",- thuhet në relacionin që shoqëron projektbuxhetin 2009, përgatitur nga Ministria e Financave.
TAP
Dështimet nga arkëtimi i tatim-fitimit po balancohen nga Tatimi mbi të Ardhurat Personale. Të dyja taksat, të unifikuara në masën 10 për qind, po konsiderohen si dy anët e një medaljeje për qeverinë "Berisha". Ndërsa tatim-fitimi rezulton me humbje për arkën e shtetit (krahasuar me 2007-n, si 8-mujor është minus 1,7 miliardë lekë), TAP ka rezultuar një sukses më vete. Një pjesë e të ardhurave nga kjo taksë sigurohet nga pagat e buxhetorëve, madje për vitin 2008 rritja rezultoi 48 për qind ose 10 për qind më shumë, nga të ardhurat që kishin krijuar tatimet nga pagat në sektorin privat. Për vitin 2009, të ardhurat nga TAP parashikohen në pak më shumë se 26 miliardë lekë, duke zënë 2.2 të PBB-së, nga 1.5 për qind që ishte në 2006-n.
TVSH
Tatimi mbi Vlerën e Shtuar është një tjetër taksë që i siguron buxhetit të shtetit deri në 100 miliardë lekë të ardhura, duke zënë peshën kryesore në Prodhimin e Brendshëm Bruto. Për vitin 2009, në projektbuxhet është parashikuar që nga kjo taksë do të vilen rreth 117 miliardë lekë, ndërsa deri në vitin 2011 parashikohet një masë prej 145 miliardë lekë. Politika e qeverisë ndaj kësaj takse do të mbetet e pandryshuar, duke e lënë shkallën e aplikimit të saj në 20 për qind.
Mosrealizimi i investimeve, do të shpërndahen 120 milionë dollarë
Realizimi në shkallë të dobët i investimeve të buxhetit të këtij viti ka bërë që Ministria e Financave të hartojë një projekt të rishpërndarjes së fondeve. Të dhënat nga kjo ministri bëjnë me dije se sasia e parave që mendohet të shkojnë në projekte apo zëra të tjerë nga fondi i investimeve është rreth 120 milionë dollarë. Më shumë se gjysma e këtyre e parave do të shkojnë në rrugën “Durrës-Kukës”, e cila është duke ecur mirë me punimet dhe mund të kërkojë edhe para të tjera veç atyre që janë caktuar në buxhetin e mesit të këtij viti. Rreth 30 milionë dollarë të tjera do të shkojnë në rrugët që po ndërtohen në zonën e bregdetit Jonian dhe në rrugën “Gjirokastër-Tepelenë”. Rruga Fier-Vlorë do të përfitojë edhe ajo një sasi parash, e cila ende nuk është e qartë për specialistët e Ministrisë së Financave se sa do të jetë, pasi nuk dihet se cili është kapaciteti për t’i vënë në punë në ato segmente. Ministria e Financave e kishte bërë të qartë që në fillim të gjysmës së këtij viti se do t’i rishpërndante paratë, sapo të shikonte se ministritë nuk po mundnin t’i vinin ato në punë. Në të vërtetë Ministria e Financave që në fillim të shtatorit ka nisur të shqyrtojë të gjitha projektet, të cilat nuk do të mund të financoheshin apo nuk do të vinin në punë paratë e parashikuara. Realizmi i investimeve deri në fund të shtatorit ishte 48 për qind e totalit të investimeve, ndërkohë që kanë mbetur dy muaj dhe qeveria do të duhet të investojë rreth 400 milionë dollarë, gjë që është vërtet shumë e vështirtë. Veç kësaj qeveria është vënë në vështirësi të mëdha, sepse realizimi i të ardhurave ka shfaqur probleme dhe për nëntë muaj në buxhet mungojnë 40 milionë dollarë. Fondi Monetar Ndërkombëtar e kishte shfaqur këtë shqetësim në raportin që publikoi në gusht, kur thoshte se fuqia taksapaguese e biznesit në vend është në vështirësi. Kjo gjë tashmë është reflektuar dhe është provuar se fuqia taksapaguese nuk është e tillë, sa të përmbushë shifrat e buxhetit. Kjo është një nga gjërat më vështirë të shpjegueshme në Shqipëri, ku ekonomia rritet me 6 për qind dhe numri i njerëzve që gjejnë punë është i papërfillshëm.
Tabela/////////////////////////////
Plani i vitit 2009 (milionë lekë)
TOTALI I TË ARDHURAVE 333,186
Të ardhura tatimore 304,771
Nga Tatimet dhe Doganat 230,168
Tatimi mbi Vlerën e Shtuar 117,491
Tatimi mbi Fitimin 20,813
Akcizat 44,363
Tatimi mbi të Ardhurat Personale 26,065
Taksa Nacionale dhe të tjera 15,312
Taksa Doganore 6,124
Të ardhura nga Pushteti Vendor 18,412
Taksa Lokale 11,114
Tatimi mbi Pasurinë (ndërtesat) 3,734
Tatimi mbi Biznesin e Vogël 3,564
Të ardhurat nga kontributet 56,191
Sigurimi Shoqëror 49,812
Sigurimi Shëndetësor 6,379
Të ardhura jotatimore 22,202
Tran.Fitimi nga Banka e Shqipërisë 5,700
Të ardhura nga Institucionet Buxhetore 11,537
Dividendi 165
332 586
milionë lekë llogaritet të arrijë shuma e të ardhurave në projektbuxhetin e shtetit për vitin 2009
382 596
milione lekë llogaritet të arrijnë vlerën shpenzimet në projektbuxhetin e shtetit për vitin 2009
36 835
milionë lekë llogariten shpenzimet për pushtetit vendor në buxhetin e shtetit për vitin 2009
18 423
milionë lekë llogaritet granti i pakushtëzuar i buxhetit qendror në projektin e Ministrisë së Financave
50 010
milionë lekë llogaritet të arrijë vlerën deficiti në projektbuxhetin e shtetit për vitin 2009
Rishikimi i taksave, 12 miliardë lekë më pak në buxhet
Efekti negativ në buxhetin e shtetit për vitin 2009 parashikohet të jetë rreth 6 miliardë lekë. Si rrjedhojë e rishikimit të disa taksave, kryesisht nacionale si dhe taksa për kontributet etj., në arkën e shtetit do të mungojnë disa miliarda lekë, por që priten të rifitohen nga politika që do të ndiqet në drejtim të zgjerimit të taksapaguesve. Kështu, nga ulja me 5 për qind e kontributeve për punëmarrësin, qeveria do të humbasë nga të ardhurat në buxhet një shumë që shkon në 4 miliardë lekë. Kjo shumë do t‘i mungojë buxhetit të sigurimeve shoqërore, të cilat për vitin 2009 kanë planifikuar një fond rreth 50 miliardë lekë. Megjithatë, vendimet e fundit për vlerësimin tatimor në bazë të referencave mbi numrin e punonjësve, do të shërbejë si mjet efikas për rritjen e të ardhurave. Tjetër humbje për buxhetin e shtetit do të jenë ulja e taksave doganore në kuadër të marrëveshjeve tregtare me Bashkimin Europian, CEFTA-n si dhe MTL-ja me Turqinë. Në total përllogaritet një efekt negativ prej 3 miliardë lekësh, por që do të balancohet nga rritja e importeve, duke shtuar të ardhurat në dogana. Të fundit janë taksat nacionale, rishikimi i të cilave do të sjellë në arkën e shtetit rreth 5 miliardë lekë më pak. Nga 21 taksa, duke filluar që në janar 2009, do të aplikohen vetëm 6, ndërsa rritja e taksës së rentës minerare, në buxhetin 2009 është parashikuar një e ardhur prej rreth 2 miliardë lekësh.
4 Nentor 2008