E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, shtatë shqiptarë në pranga për trafik të narkotikeve, iu kapën 12 kg kokainë



Policia italiane ka arrestuar nëntë shqiptarë dhe ka sekuestruar një sasi prej 12 kilogramësh kokainë. Ka qenë një operacion i policisë në Siena të Italisë që ka vënë në pranga 7 shqiptarë, mes të cilëve edhe tre gra. Vlera e kokainës së sekuestruar është rreth 2 milionë euro. Policia ka sekuestruar gjithashtu dy makina, një pistoletë të kalibrit 9, prodhim kroat, dhe një shumë prej 30 mijë eurosh. Ky operacion ishte rezultat i policisë së Sienës në bashkëpunim me Drejtorinë qendrore të Antidrogës. Të arrestuarit janë nga mosha 20 në 44 vjeç, ku midis tyre i arrestuar është edhe një student që frekuentonte kursin e infermierisë profesionale, i cili akuzohet për mbajtjen e pistoletës së kalibrit 9.

4 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›