E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministrja britanike Flint takohet me Ramën, diskutohet për Kodin Zgjedhor



Kryetari i PS-së, Edi Rama, ka nisur një vizitë disaditore në Britaninë e Madhe me ftesë të Ministrisë së Jashtme Britanike Foreign & Commonwealth Office. Gjatë ditës së parë të kësaj vizite, z. Rama është pritur nga ministrja e Shtetit për Europën, znj. Caroline Flint. Ky takim është konsideruar nga palët si një mundësi e mirë për t'u informuar e për të vlerësuar rëndësinë e zgjedhjeve të lira e të ndershme elektorale që priten të mbahen në Shqipëri. Flint ka shprehur besimin e saj se Shqipëria do të vazhdojë të bëjë një politikëbërje të matur. Në këtë takim, ministrja Flint falënderoi dhe vlerësoi rolin e opozitës dhe të Edi Ramës për anëtarësimin në NATO. Me një ftesë drejtuar politikës shqiptare, ministrja britanike për Europën tha se Kodi Zgjedhor duhet të miratohet sa më parë në mënyrë që të kalohet në fazën më të rëndësishme, atë të implementimit të tij. Gjatë këtij takimi, ministrja e Shtetit për Europën në Britaninë e Madhe, znj. Flint, vuri theksin tek rëndësia që kanë zgjedhjet e lira dhe të ndershme për Shqipërinë, si një kusht për proceset integruese të vendit. Kryetari i PSSH-së, Edi Rama, vlerësoi gjithashtu gjatë këtij takimi rëndësinë që kanë për të dhe Partinë Socialiste zgjedhjet e ardhshme. Rama nënvizoi rëndësinë e përgatitjes sa më parë të infrastrukturës zgjedhore, duke veçuar elementët themelorë, Regjistrin Kombëtar Civil, Kartat e Identitetit dhe Pasaportat Biometrike.

4 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›