Statusi kandidat në BE, Ja afatet për mbylljen e procesit
Pas aprovimit nga Ambasadorët e përhershëm të aplikimit të Shqipërisë për statusin e kandidatit, pritet që ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian të formalizojnë vendimin gjatë takimit të tyre të martën në Bruksel. Ambasadorja e misionit të Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian, Mimoza Selimi shpjegon për Tv Klan proçedurën që vijon pas këtij vendimi.
Mimoza Selimi, Ambasadore e Shqipërisë në BE
“Pas aprovimit të kërkesës nga Këshilli, Komisioni Europian fillon punën për përgatitjet e opinionit lidhur me gadishmërinë e Shqipërisë për të hyrë në fazën e negociatave. Kjo presupozon një punë të përbashkët të qeverisë shqiptare me Komisionin Europian. KE në vijim i dërgon qeverisë shqiptare një pyetësor, përgjigjet e të cilit përbëjnë kontributin kryesor mbi bazën e të cilit do të përgatitet opinioni i KE-së. Padyshim që përgatitjet për këtë proces kanë filluar kohë më parë, që në momentin që kryeministri Sali Berisha dorëzoi aplikimin e Shqipërisë për integrimin në BE. Duke iu referuar ministres së Integrimit Majlinda Bregu, përgatittjet për këtë proces janë shumë konkrete. Institucioni që ajo drejton ka përgatitur një plan konkret veprimi, me afate kohore, me detyrimet, përgjegjësitë që ka çdo institucion i përfshirë në procesin e dhënies së përgjigje të pyetësorit. Shpreh bindjen se Administrata shqiptare ka të gjitha kapacitetet, angazhimin për ta përmbyllur procesin e përgjigjeve të pyetësorit në kohën e duhur, dhe me cilësi.”
Dhënia e opinionit nga ana e Komisionit Europian lidhur me aplikimin e Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat pritet të marrë një vit.