Dy britanikët mbyllin udhëtimin e tyre përgjatë Oqeanit Paqësor
Dy britanikë kanë përfunduar udhëtimin e tyre 6-mujor rreth Oqeanit Paqësor, madje duke vendosur një rekord. Ata lundruan për më shumë se 4600 milje me një barkë të gjatë 7 metra. Mik Dozon dhe Kris Martin u shprehën mjaft të lumtur me këtë edhe pse rreth 100 milje larg Kalifornisë në mungesë të ushqimit u detyruan që të kërkonin ndihmë nga një helikopter që i shoqëronte gjatë udhëtimit të tyre. Ata kaluan urën Golden Gate në San Francisko rreth orës 8.30 të mëngjesit duke i dhënë fund udhëtimit që nisi në Japoni.