E Shtunë, 31 Tetor 2026

G 20 kërkon ruajtjen e stabilitetit financiar

Zyrtarët e financave të shteteve anëtare të G 20-së kanë bërë thirrje për ruajtjen e stabilitetit financiar.

Pas një darke zyrtare në Washington, G 20-ta tha se bankat qendrore janë të gatshme për të siguruar mjete likuide për bankat sipas nevojës.

Takimi vjen në kohën e rënies së stoqeve në tregjet botërore dhe në kohën e frikës në rritje për një rënie të sërishme ekonomike, transmeton Rel.

Ditë më parë, sekretari i thesarit amerikan, Timothy Geithner, u shpreh optimist për gatishmërinë e evropianëve që të vënë në dispozicion resurset e tyre për të shmangur problemet në shtetet dhe bankat e euro-zonës.

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Legarde tha se ekonomia botërore ka hyrë në një fazë të rrezikshme.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›