E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, FMN premton ndihmë

Fondi Monetar Ndërkombëtar premton t`i vijë në ndihmë ekonomisë globale dhe të ndërmarrë veprime për zbutjen e krizës së borxhit të eurozonës.

Në një deklaratë të tij, organizimi zotohet të rishikojë burimet që ka në dispozicion për menaxhimin e krizës. Vendet e eurozones, thuhej gjithashtu në deklaratë, do të bëjnë ç`është e mundur për të zgjidhur ngërçin e krijuar.

Por, në asnjë moment pohimi i FMN-së nuk ofronte detaje specifike nëse për fondin global do të ketë në dispozicion edhe para shtesë.

“Kapaciteti ynë i huadhënies prej gati 400 miliardë dollarësh duket i rehatshëm sot, por është i zbehtë krahasuar me nevojat e financimeve potencilae për vendet e dobësuara dhe soditësit e krizës”, tha shefja e FMN-së, Kristin Lagarde në Uashington.

“Sado e rëndë të duket situata në këtë moment, duhet të shohim edhe atë punë që është duke u bërë ndërkohë, atë çfarë është arritur. Normat financiare, menaxhimi i krizës, përmirësimi i qeverisjes brenda eurozonës apo forcimi i kapitalit në banka, duhet të them se janë hedhur edhe hapa përpara”, u shpreh Lagarde.

Pak ditë më parë, FMN paralajmëroi se ekonomia botërore rrezikon të shkojë drejt një spiraleje rënieje, nëse politika nuk ndërmerr hapat e duhur.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›