E Diel, 1 Nëntor 2026

Buxheti 2013, kredi per te rinjte nen 35 vjec Luljeta Ndoka

Qe nga ndertimi i rrugeve, kopshteve, cerdheve, kolektoreve te ujerave te bardha e te zeza, ndricim, gjelberim, e shume investime te tjera, jane kryefjala e projekt-buxhetit te Bashkise se Tiranes, per vitin 2013. ne fakt, dje ka nisur konsultimi i buxhetit afatmesem per vitet 2013-2015, me vlere 240 milione dollare, por projekt-buxheti per vitin e ardhshem parashikon investime ne vleren e 80 milione dollareve. Nje nga pikat e nxehta te ketij projektbuxheti, pritet qe te jepet mbeshtetja e te gjithe te rinjve nen 35 vjec, qe duan te behen biznesmene, me kredi. Politikat stimuluese do te konsistojne ne krijimin e nje fondi te vecante te Bashkise, te menaxhuar sipas praktikave me te mira evropiane dhe boterore per te stimuluar kredi-dhenien per biznese te reja, te hapura nga qytetare te Tiranes, nen moshen 35 vjec, pra per te stimuluar te rinjte e ketij qyteti per t'iu futur fushes se biznesit te vogel apo te mesem. Sipas Bashkise, ky eshte nje rol qe normalisht i takon bankave, por edhe Bashkia do te luaje rolin e vet. "Besimi qe ne kemi si qytetare, si prinder, si bashkeqytetare dhe si Bashki tek rinia e qytetit, justifikon nje nderhyrje te tille, vecanerisht ne faqet e nje ngurrimi (ne pikepamjen time te pajustifikuar) te bankave qe jane plot me likuiditete financiare, per te mos zvarritur procedura kreditimi, per te rinjte qe deshirojne te hapin biznese ne qytetet. Bizneset mund te jene te llojeve nga me te ndryshme, qe nga ato tregtare, tek ato krijuese, prodhuese, te fushes se teknologjise se informacionit, etj.", u shpreh dje kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha, gjate seances se konsultimeve me qytetare te Njesise Bashkiake nr.2. "Per sa kohe qe bordi i instaluar dhe investuar per kete qellim nga Bashkia, me ekspertizen me te mire vendase dhe te huaj do t'i gjykoje ato si projekte serioze, do te kene garancine dhe mbeshtetjen financiare te Bashkise se Tiranes dhe bashke me to shpresoj edhe mbeshtetjen financiare drejtperdrejt nga qeveria shqiptare dhe nga fondacione apo fonde te tjera publike apo jo publike, qe operojne ne Tirane dhe ne Shqiperi", vijoi Basha. Sipas tij, ky eshte nje ze qe ndahet pak nga tradita buxhetore, e mbeshtetjes vetem per rruge, kopshte, shkolla, ndricim, gjelberim dhe futet ne nje "domaine", ku Bashkia e Tiranes eshte e vendosur te udheheqe nje praktike per krijimin e vendeve te punes, per krijimin e bizneseve dhe mbeshtetjen e tyre, ne menyre qe te justifikojne entuziazmin, kapacitetet profesionale dhe deshiren e rinise kryeqytetase, me fonde qe ne fund te fundit vijne pikerisht nga taksapaguesit e Tiranes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›