E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeprokurori, Nishani dekreton Adriatik Llallen Rozeta Rapushi

Adriatik Llalla eshte i perzgjedhuri i Presidentit te Republikes, Bujar Nishani, per te marre ne duar drejtimin e Prokurorise se Pergjithshme. Ashtu sic kishte paralajmeruar, kreu i shtetit beri publik dje dekretin per Prokurorin e ri te Pergjithshem, qe mbante emrin e Adriatik Llalles, aktualisht kreu i Inspektoriatit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive (ILDKP). "Me Dekretin Nr. 7840, date 3.12.2012 kam vendosur te emeroj si Prokuror te Pergjithshem Z. Adriatik Llalla. Ndermjet disa kandidaturave, perzgjodha per funksionin e Prokurorit te Pergjithshem Adriatik Llallen, pasi vleresova eksperiencen e gjate ne strukturat e Prokurorise, institucion ne te cilin ka kryer funksione te ndryshme", - argumenton ne relacionin shpjegues qe i bashkengjitet dekretit, Presidenti Nishani. Sipas tij, perzgjedhja e Llalles u be pasi u vleresua gjithashtu edhe zgjedhja e tij ne menyre konsensuale nga Kuvendi i Shqiperise ne pozicionin e Inspektorit te Pergjithshem te ILDKP, institucion i cili nga partneret nderkombetare eshte vleresuar si i konsoliduar dhe i pavarur. "Kam bindjen se kjo kandidature gjen gjithashtu vleresimin dhe pranimin jo vetem te faktorit politik, por edhe te opinionit publik", - shprehet Nishani. Nuk vonoi edhe reagimi i Llalles, i cili vleresoi propozimin dhe premtoi se do te vazhdoje te jete bashkepunues. "Faleminderit per propozimin. Do te vazhdoj te jem bashkepunues, dua te theksoj se eshte nje pergjegjesi e madhe. Kam marre urime edhe nga opozita. Une do te vazhdoj te jem ne krye te ILDKP-se", - u shpreh shkurtimisht Llalla, pas berjes publike te dekretit nga ana e Presidentit. Kreu i ILDKP-se, se fundmi ka qene teper kritik ndaj punes se Prokurores se Pergjithshme, Ina Rama. Ne intervisten e dhene per gazeten "Koha Jone", pak kohe me pare ai ka shprehur shqetesimin se nga 16 rastet e zyrtareve ndaj te cileve eshte bere padi nga Inspektoriati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive, per fshehje apo mashtrim me pasurine, asnje nuk eshte denuar. Fakt, te cilin ai nuk nguroi ta quaje nje dashamiresi ne gjykim. Ai shpjegoi se ne rastet e derguara me pare per gjykim, eshte evidentuar se zyrtaret jane shpallur te pafajshem ose kane marre denime minimale me gjobe nga gjykata. "Ne gjykimin tone, kjo ka ardhur si rezultat i hetimeve te paplota, qe ka kryer prokuroria ose zbutja e akuzes kunder zyrtareve, ashtu edhe i asaj qe mund ta konsiderojme ne terma te bute si dashamiresi e tepruar e gjykates", - eshte ankuar jo pak Llalla ndaj kryeprokurores, post per te cilin tashme po kandidon. Llalla ushtron funksionin e kreut te ILDKP-se qe prej vitit 2008, kur u zgjodh me konsensus ne Kuvend.

PS, konsensus per emerimin e Llalles ne krye te ILDKP-se

Adriatik Llalla u emerua ne postin e kreut te Inspektoriatit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive me konsensus nga Kuvendi me 9 tetor te vitit 2008. Llalla u votua me konsensus te gjere politik, me plot 91 vota, duke marre keshtu dhe mbeshtetjen e opozites se majte. Ai zuri vendin e ish kryeinspektores Fatmira Laskaj, qe prej pese vitesh drejtonte kete institucion. Mandati i Laskaj, perfundoi ne korrik te vitit 2008, por Kuvendi mundi te zgjedhe kreun e ri vetem tre muaj pas perfundimit te mandatit. Llalla u dekretua si kandidature nga ish Presidenti i Republikes te asaj kohe, Bamir Topi dhe aktualisht vijon te drejtoje inspektoratin e pasurive.

Prokurori i Pergjithshem, kush eshte Adriatik Llalla

Adriatik Llalla ka kryer studimet e Larta ne Universitetin e Tiranes, Fakulteti Drejtesise, Titulli Jurist. Ne muajin Janar te vitit 1998 ai ka filluar karrieren profesionale si Oficer i Policise Gjyqesore ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor, Lushnje. Me pas, Llalla u emerua Prokuror ne kete Prokurori, detyre ne te cilen punoi nga viti 1999-2002. Nga viti 2002-2003 ai punoi si Prokuror, ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Kavaje. Ne vitin 2003 u emerua Drejtues i Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Fier, detyre ne te cilen ka punuar deri ne vitin 2005. Nga viti 2005-2008 ka punuar si Zevendes Drejtues i Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane. Ne vitin 2006 ai zgjidhet anetar i Keshillit te Prokurorise dhe nga viti 2007-2008 ka qene Kryetar i Keshillit te Prokurorise. Me date 4 maj te vitit 2010, zgjidhet Kryetar i Rrjetit te Eksperteve te Integritetit, pjese e te cilit jane institucionet pergjegjese per parandalimin e konfliktit te interesave dhe deklarimit te pasurive per shtetet e Evropes Juglindore dhe disa vende te tjera te Evropes. Ne vitin 2011, perfundoi Masterin per "Te Drejte Penale", ne Fakultetin Juridik te Universitetit te Tiranes. Zoti Llalla ka njohuri shume te mira ne gjuhen angleze. Nga tetori i vitit 2008 e deri me sot, ai kryen detyren e Inspektorit te Pergjithshem te Inspektoratit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive, i emeruar nga Kuvendi i Shqiperise, me propozim te Presidentit te Republikes se Shqiperise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›