E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti vendos, Zgjedhjet parlamentare mbahen me 23 qershor

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare nga ku do te dale edhe perberja e Kuvendit te ri, do te zhvillohen te dielen, me 23 qershor. Presidenti i Republikes, Bujar Nishani, dekretoi dje daten e zgjedhjeve pas konsultave te zhvilluara me pare me kreret e partive politike parlamentare. "Dekretoj qe zgjedhjet per Kuvendin te zhvillohen diten e diel, me date 23 qershor 2013. Ky dekret hyn ne fuqi menjehere", - vendosi Nishani. Gjate muajit nentor, kreu i shtetit zhvilloi takime me kreret e partive politike apo te grupeve parlamentare, nga ku u pa se si pozita edhe opozita ishin dakord qe zgjedhjet e ardhshme parlamentare te mbahen te dielen, me 23 qershor, e percaktuar edhe ne Kodin Zgjedhor si nje nga dy datat e mundshme per zhvillimin e zgjedhjeve. "Pothuajse te gjitha propozimet e perfaqesuesve te partive parlamentare ishin ne perputhje me njera-tjetren, cka u vleresua shume nga Presidenti i Republikes dhe u konsiderua prej tij si nje ndihmese e rendesishme ne marrjen e vendimit per caktimin e dates se zgjedhjeve te ardhshme parlamentare", - beri te ditur presidenca pas takimeve te njepasnjeshme, qe kreu i shtetit zhvilloi me perfaqesuesit e forcave politike ne fillim te muajit nentor. Ne baze te Kodit Zgjedhor, zgjedhjet mund te zhvillohen dy te dielat e fundit te muajit qershor, perkatesisht me 23 ose 30 qershor. Perballe kesaj zgjedhjeje, forcat politike preferuan me shume 23 qershorin, cka pritet te jete data e zgjedhjeve te ardhshme parlamentare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›