Hetimi i Haradinajt, Berisha: Pazare mes Del Ponte dhe Serbise Eva Gjura
Politika e jashtme ka sjelle ne unison qendrimin e Kosoves dhe Shqiperise, te cilat te dyja njezeri kane kerkuar dje qe, Carla del Ponte te pranoje hetimin nderkombetare per keqperdorim te pozites se saj duke ngritur akuza te pa faktuara per krime lufte, ndaj ish-kryeministrit Haradinaj. Pas deklaratave te bera nje dite me pare nga qeverite perkatese te Shqiperise dhe Kosoves per hetim te Del Pontes, dje ka qene kryeministri Berisha, i cili publikisht i ka bere thirrje Carla Del Pontes qe ne interesin me te mire te reputacionit te institucionit te akuzes, nderkombetare edhe ne interesin me te mire te saj, te pranoje edhe vete hetimin e pavarur. Sipas kryeministrit Berisha, Del Ponte duhet ta pranoje kete hetim, sepse akuzat nga ish koleget e saj pohojne se akuzat ndaj ish kryeministrit Haradinaj kane qene me se shumti pazare midis prokurores Del Ponte dhe Beogradit. "Keto deklarata te kolegeve te saj me te afert perbejne nje akuze shume te rende, jo vetem ne rrafshin personal te zonjes Del Ponte, por per menyren sesi ajo drejtori dhe menaxhoi nje proces shume te rendesishem. Duket se ajo ka vepruar mbi konceptin se ne Ballkan nuk ka agresore dhe viktima, por te gjithe jane edhe agresore edhe viktima, nje koncept absolutisht falc", u shpreh kryeministri Berisha. Per kreun e qeverise shqiptare, Del Ponte e ka pranuar vete ne kujtimet e saj, se ka qene e njeanshme ne mbledhjen e fakteve. "Vete zonja, ne kujtimet e saj ka shkruar se e kishte informuar Koshtunicen, se deri nga fundi i vitit, nje komandat i nivelit te larte do te akuzohej ne Kosove dhe pasi shpalli akuzen, ngarkoi per ta hetuar dosjen, nje nga eksponentet kryesore dhe me te shquar te akuzes ne Gjykaten e Hages, z. Keli Lane, nje jurist i permasave nderkombetare", tha Berisha duke theksuar faktin se vete, zoti Lane thote se, ishte terreni me i veshtire i hetimit te kesaj doje, por pas nje pune te ndershme, ai ka pergatitur nje raport te gjere dhe ia ka dorezuar znj. Del Ponte, e cila ka bere presion te jashtezakonshem, derisa e bllokoi raportin dhe hoqi nga puna. Berisha ka nenvizuar faktin se e tere dosja e Del Pontes ka qene e gatuar nga sherbimi sekret i Beogradit. "8 nga 9 deshmitaret rezultojne se kishin qene ne zyrat serbe dhe ajo vete kishte pohuar se i kishte nga sherbimet sekrete serbe", tha Berisha. Gjithashtu kryeministri ka shprehur gjithe besimin e tij se Gjykata Nderkombetare si nje trupe e ngritur nga OKB, do te hetoje ne menyre te pavarur ne menyre qe te rivendoset besimi i plote ne trupin e hetimit te kesaj gjykate.
Hoxhaj: Del Ponte e ka keqperdorur poziten e saj
Ministri i Jashtem i Kosoves, Enver Hoxhaj, e ka akuzuar ish kryeprokuroren e Tribunalit te Hages per Krime te Luftes, Carla del Ponte, per keqperdorim te pozites se saj.
Ne nje interviste per Radion Evropa e Lire, gjate qendrimit te tij ne Prage, zoti Hoxhaj tha, se del Ponte kishte iniciuar rigjykim te ish kryeministrit te Kosoves, Ramush Haradinaj, me akuza per krime te luftes, pa kurrfare provash dhe me kete e ka demtuar imazhin e Kosoves. "Ne mendojme se Carla del Ponte i ka keqperdore autoritetet dhe kompetencat e saj dhe qeveria jone ka kerkuar hetim adekuat, te plote, lidhur me ate se si ajo kishte iniciuar perseri procesin e dyte kur per te nuk ka pasur asnje lloj te fakteve. Tashme gjykata ka konfirmuar se kjo nuk ishte e domosdoshme. Ne shpresojme se do te kemi qartesi te plote lidhur me kete ceshtje, pasi ajo e kishte turperuar dinjitetin e zotit Haradinaj, te shtetasve tane dhe te Kosoves ne teresi", tha Enver Hoxhaj. Javen e kaluar Gjykata Nderkombetare per Krime te Luftes e liroi Ramush Haradinajn, nga te gjitha akuzat per krime te luftes gjate konfliktit te vitit 1998-1999. Rrjedhimisht, qeveria e Kosoves dhe ajo e Shqiperise kane kerkuar hetime lidhur me punen e del Pontes. Tani per tani nuk ka pasur komente nga Tribunali i Hages per Krime te Luftes i Kombeve te Bashkuara.
Nishani: Te behet hetim i pavarur per Prokuroren Carla Del Ponte
Presidenti Bujar Nishani nepermjet nje deklarate per shtyp, ka pershendetur edhe nje here vendimin objektiv te Gjykates Nderkombetare te Hages qe shkarkoi ish-kryeministrin Haradinaj dhe bashkepunetoret e tij nga te gjitha akuzat, pas nje procesi te drejte dhe transparent. Ne njoftimin e presidences thuhet se, "z. Haradinaj u perball dy here me akuzat e ngritura nga ish-Prokurorja Del Ponte. Por ajo qe po perben lajmin me shokues keto dite, jane deklaratat e fundit te prokuroreve te njohur te kesaj Gjykate, se akuza e ngritur ndaj ish kryeministrit Ramush Haradinaj dhe bashkepunetoreve te tij nga Prokurorja Carla del Ponte eshte hartuar pa baze te mjaftueshme provash. Madje ajo nuk ka marre parasysh keshillat e prokuroreve te ceshtjes kunder ngritjes se aktakuzes per mungese provash, madje duke kerkuar edhe fshirjen e ketij rekomandimi nga regjistrat kompjuterike dhe shkarkimin e tyre nga ceshtja". Ne kete situate, Presidenti i Republikes kerkon qe institucionet nderkombetare perkatese te kryejne nje hetim te pavarur ndaj ish-Prokurores Carla del Ponte ne lidhje me pretendimet e ngritura per rolin e saj ne hetimin ndaj zotit Ramush Haradinaj dhe bashkepunetoreve te tij. Sipas Presidentit Nishani, dalja ne pah e se vertetes ne lidhje me kete ceshtje i sherben drejtesise nderkombetare ne pergjithesi dhe besueshmerise se Gjykates Nderkombetare te Drejtesise.