Buxheti, 224 milionë lekë investime në 2009-n
09/01/2009 Këtë vit bashkia e Shkodrës do të shpenzojë rreth 764 milionë lekë
SHKODER- Në ndryshim nga vitet e tjera kur buxheti i njësive të qeverisjes vendore fillon të paraqitet rreth 3 muaj pas fillimit të vit të ri, këtë vit buxheti i ri ka hyrë në fuqi që më datë 1 janar 2009. Bazuar në këtë fakt Bashkia e Shkodrës që nga 1 janari deri në 31 dhjetor 2009 ka për të shpenzuar 764 milionë e 961 mijë lekë të reja. Në këtë shumë përfshihet i gjithë aktiviteti i Bashkisë ku bëjnë pjesë pagat, sigurimet shoqërore, shpenzimet operative, subvencionet, transferimet dhe investimet.
Buxheti
Momenti më i rëndësishëm për qytetin e qytetarët shkodranë lidhet me shpenzimet e parashikuara për investime. Të dhënat e buxhetit të ri të Bashkisë flasin për investime të parashikuara e miratuara në vlerën e 224 milionë e 185 mijë lekëve ose 29.3 % e gjithë shumës që Bashkia ka për të shpenzuar gjatë vitit 2009. Këto investime janë programuar të bëhen në 4 drejtime: Për shërbimet publike janë parashikuar rreth 230 milionë. Për kulturën 3 milionë e 65 mijë lekë, për sportin 108 mijë lekë, për arsimin 12 milionë e 200 mijë lekë, për shëndetësinë 1 milion e 110 lekë dhe për administratën e bashkisë 4 milionë e 690 mijë lekë. Burimet nga do t’i sigurojë Bashkia Shkodër këto të ardhura janë buxheti i shtetit me 346 milionë e 361 mijë lekë, ndërsa 418 milionë e 600 mijë lekë do të jenë të ardhura nga vetë bashkia nëpërmjet taksave vendore dhe aktiviteteve të tjera ligjore që kryhen në territorin e qytetit të Shkodrës. Drejtuesit e Bashkisë së Shkodrës kanë deklaruar se për vitin 2009 fondi i shpenzimeve është 13,5 % më i madh se në vitin 2008, ndërkohë të dhënat zyrtare për realizimin e investimeve për vitin 2008 akoma nuk kanë dalë. Të dhënat e buxhetit të ri të bashkisë flasin për investime të parashikuara e miratuara në vlerën e 224 milionë e 185 mijë lekëve ose 29.3 % e gjithë shumës që Bashkia ka për të shpenzuar gjatë vitit 2009. Sipas kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka, administrata e tij në punën e bërë për hartimin e projektbuxhetit të vitit 2009 ka pasur një vizion: “Shkodra një qendër e rëndësishme ekonomike, kulturore dhe shkëmbimesh rajonale, ku harmonizohen mrekullia e natyrës me historinë, kulturën e njerëzit, një vend tërheqës për të jetuar, punuar dhe pritur miq”. Gjithsesi shkodranët nuk presin vetëm fjalë, por punë dhe investime. Ndërkohë ky vit është dhe vit elektoral prandaj dhe investimet pritet të jenë dhe me të mëdha dhe në kohë rekord.
Buxhetit 764 milionë e 961 mijë lekë
Investime 224 milionë e 185 mijë lekë
Shërbimet publike 230 milionë lekë
Kultura 3 milionë e 65 mijë lekë
Sporti 108 mijë lekë
Arsimi 12 milionë e 200 mijë lekë
Shëndetësia 1 milion lekë
Administrata e Bashkisë 4 milionë e 690 mijë lekë