Lul Berisha refuzon avokatin e gjykatës, shtyhet gjyqi
09/01/2009 Në ngërç procesi i bandës së Durrës, hera e 37-të që shtyhen gjyqet
TIRANE- Procesi gjyqësor që zhvillohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda ndaj të ashtuquajturës banda e Durrësit është shtyrë për të 37 herë. Në seancën e djeshme i pandehuri kryesor dhe kreu i bandës Lulzim Berisha nuk pranoi avokatin e caktuar nga gjykata Agron Gjelia, por kërkoi të mbrohej në gjyq nga avokatet e tij mbrojtës, të cilët në mënyrë sistematike mungojnë në seancat gjyqësore, duke krijuar një precedent të rrezikshëm në gjykimin e çështjes në fjalë. Sipas pretendimeve të Berishës, shkaku kryesor që ai nuk pranon të mbrohet nga avokati Gjelia, është sepse me këtë të fundit kreu i bandës së Durrësit ka konflikte të hershme familjare. Konkretisht Lulzim Berisha nuk ka treguar asnjë lloj konflikti para trupit gjykues, por me anën e kësaj kërkese, ai ka mundur të shtyjë edhe seancën e djeshme. Situatën e paprecedentë të këtij procesi, por edhe pretendimet e të fortit të Durrësit, gjykata i ka quajtur si të stisura nga vetë të pandehurit e kësaj çështjeje. Aktualisht nga 54 seancat në ngarkim të bandës së Durrësit mbi 70 për qind e tyre jane shtyrë. Dhe pse gjykata ka vendosur zëvendësimin e avokatëve mbrojtës me avokatë të emëruar prej saj, sërish edhe kjo duket se nuk ka qenë një zgjidhje për problemin madhor të gjykimit të çështjeve, të cilat duket se mbeten peng i avokatëve mbrojtës. Madje për të shmangur këtë amulli, Gjykata për Krime të Rënda iu kundërpërgjigj pak kohë më parë me një vendim, sipas së cilit, tashmë gjyqet do të zhvillohen dy herë në javë dhe do të merren masa nëse mungojnë avokatët. Ndërkaq, që nga korriku i vitit 2007 janë zhvilluar gjithsej 54 seanca gjyqësore. Por fatkeqësisht gjykata jep shifrën më të vogël të zhvillimit normal të seancave. Nga 54 seanca gjyqësore të caktuara nga gjykata vetëm 2 janë zhvilluar rregullisht të tjerat janë shtyrë për mungesë të avokatëve mbrojtës. Gjykata herë pas here ka bërë apel për paraqitjen e avokatëve në gjyq dhe zhvillimin normal të seancave. Por deri tani asgjë nuk ka rezultuar pozitive. Reagimet kanë qenë nga më të ndryshmet. Situata e krijuar me bandën e Durrësit ku protagonist në proces është Lulzim Berisha dhe shokët e tij të grupit, bindën trupin gjykues të ndryshoi strategji, e cila deri tani nuk ka dhënë asnjë rezultat pozitiv. Banda kriminale e Lul Berishës, me drejtues të përbashkët Lulëzim Berisha dhe Klodian Saliun funksiononte prej vitit 1994 në qytetin bregdetar të Durrësit. Kjo Bandë dyshohet si autore e një seri vrasjesh të ndodhura në Durrës e Tiranë, nga viti 1998 e në vazhdim, trafikim lëndësh narkotike e të tjera.