Pakicat greke në CENSUS- Athina zyrtare, dyshime mbi rezultatët
Greqi- Madhësia e grupëve të pakica kombëtare dhe zonat ku ato jetojnë në Shqipëri kanë përbërë edhe shqetësimin e ministrit të jashtëm grek Stavros Dhimas, i cili ka hartuar një peticion drejtuar Parlamentit grek lidhur me besueshmërinë e rezultatëve që do dalin nga procesi i rregjistrimit të popullsisë në vendin tonë.
Sipas gazetës TA NEA, ministri Dhimas është shprehur se ministria e jashtme greke e ka ndjekur me vëmëndje procesin e rregjistrimit në Shqipëri dhe është përpjekur të mos lejohet pengimi i rregjistrimit të minoritet grek.
“Ministria e Jashtme greke ndoqi nga afër të gjitha zhvillimet rreth regjistrimit të popullsisë në Shqipëri dhe ka ndërhyrë në kohë,si në nivel dypalësh ashtu dhe në atë europian, në mënyrë që të sigurohej integriteti i procesit dhe të mos pengohej regjistrimi i pjestarëve të minoritetit kombëtar grek,pavarësisht zonave ku ata banonin thuhet në letrën e Dhimas.
Sipas ministrit Dhimas vendimi i përfaqësuesve të minoriteteve kryesore, midis tyre dhe atij grek, që u kanë bërë thirrje antarëve të tyre për të bojkotuar regjistrimin tregoi një mungese të theksuar besimi të pakicave kombëtare ndaj shtetit shqiptar.
Duke shtuar se besueshmëria e rezultatëve vihet në dyshim për shkak të pretendimëve për parregullsi të këtij procesi.
Kjo sëbashku me pretendimet për parregullsi në kryerjen e regjistrimit të popullsisë, sjell në plan të parë çështjen e besueshmërise se rezultatëve të përftuara nga përpunimi i të dhënave per minoritetet, të madhësive të grupeve të pakicave dhe zonave ku ato jetojnë- thuhet në peticionin e ministrit të jashtëm grek.
Mesohet se peticioni është dërguar në parlamentin grek pas akuzave të deputetit të LAOS, Kostas Aivaliotis se qeveria shqiptare pengoi procesin përmes gjobave për ata qytetarë që duan të vetdeklarohen greke dhe për ata që kanë origjinë greke.
Shkrime të tjera me interes:
- Taksat e larta, skafet greke “preferojnë” flamurin shqiptar Greqi- Vendosja e flamurit shqiptar në skafet greke po përhapet...
- Athina zgjohet në dhunë Athinë- Sërish mëngjesin e sotëm Athina gjëndet e rrethuar nga...
- Doganat greke, Sindikatat: Grevë të përditshme deri në plotësimin e kërkesave Greqi- Ndërprerje disaorëshe e punës, çdo ditë, në të gjitha...